Shpiket filtri i ajrit që vret koronavirusin

0
761
Corona - filtri

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Hjustonit në SHBA ka dizenjuar një filtër ajri që është i aftë të “vrasë në moment” koronavirusin. Studimi, i publikuar në revistën “Materials Today Physics”, thotë se filtri arrin të eliminojë 99,8% të patogjenit që shkakton Covid-19.

Kërkuesit shkencorë amerikanë theksojnë se prodhimi komercial mund të nisë menjëherë. Ata mendojnë se koronavirusi nuk mund të mbijetojë në temperatura mbi 70 gradë dhe për këtë arsye e kanë prodhuar filtrin duke e nxehur në 200 gradë Celcius, duke e bërë të pamundur për koronavirusin që të kalojë përmes tij.

Organizata Botërore e Shëndetësisë pranoi se koronavirusi mund të përhapet përmes ajrit, sidomos në ambiente të mbyllura.

Në kushte normale, virusi mund të qëndrojë në ajër për 3 orë dhe prandaj ky filtër është i dobishëm për aeroportet, avionët, zyrat dhe shkollat.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.