SHURROMETRI

0
207
Qumësht

VËZHGIM

Arben Çokaj

Shqipëria ka nevojë të pajiset edhe me shurrometra…

Nga hetimet e bëra nga një emision dokumentar, doli se shumica e fermerëve, që kanë ndonjë lopë, dhi apo dele, që prodhojnë qumësht (tamël), i hedhin qumështit shurrën e bagëtive, për të rritur sasinë e prodhimit. Kjo teknikë morbide u aplikua që në kohën e komunizmit, kur qytetarët nazikë, që pinin qumështin e fshatit, talleshin me fshatarët, duke i parë ata me përçmim dhe u thonin atyre katunar (katundar). Kështu gjatë komunizmit u krijua edhe një ndasi tjetër “qytetar vs katundar“, që ende vazhdon edhe sot. E fshatarët pë t’i pëlqyer partisë, por edhe nga diskriminimi prej qytetarëve, i hidhnin qumështit shurrë bagëtish, për të shtuar prodhimin…

E keqja më e madhe është se kjo teknikë e dëmshme dhe e pështirë vazhdon edhe sot, në një mënyrë a tjetër. Në një emision dokumentar, u pa se fermerët e dorëzonin qumështin me përmbajtje urine bagëtish në të. A e ka kjo gjenezeën nga thënia e Pejgamberit a.s. se “shurra e devesë është ilaç”, nuk e di, por mentaliteti i fshatarëve tanë është i tillë, sa ata duan prodhim sa më shumë dhe nuk pyesin fare, por e dyndin qumështin me shurrë (urinë) dhe perimet me nitrate.

Prandaj është nevojshme, që këta që grumbullojnë qumësht dhe merren me prodhimin e qumështit e bylmetit, të pajisen edhe me shurrometra, që ta kontrollojnë qumështin në dorëzim, dhe të mos e marrin qumështin e ndotur me shurrë, që më pas ta dërgojmë me anë të qumështit e produkteve të tij në çdo shtëpi shqiptari. Mjerë shqiptarët se çfarë po hanë këto kohë, e rrinë gjithë kohën duke sharë komunizmin…

Populli shqiptar jo i zgjuar sa duhet, nuk sillet si racë e lartë dhe nuk mëson nga përvoja…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.