Bisedimet e rifilluara Kosovë – Serbi po hyjnë në fazën finale

0
282
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Nuk ekzisiton ndonjë shkop magjik, që këto bisedime pas një kohe të gjatë t’i rregullojnë problemet fqinjësore. Që të arrihet deri në një cak fatlum nevoitet vullnet i madh dhe lojtarë të mirë politikë. Kosovës i duhen politikanë që kan dije, vizion, dhe që nuk ulën në dy karrige. Nuk patem lider të fortë politikë, që tu kundervihen palës serbe. Edhe në këto bisedime që konsiderohen finale, pala jonë nuk është në përbërjen e dëshiruar, për bisedimet e tilla të zorshme, që kërkojnë vigjilencë, mençuri dhe gjeturi. Pse?

Sepse gjatë zhvillimit të këtyre bisedimeve, serbet do të dalin më teza shovinsite që nuk kan të bëjnë më normalizimin e mardhënjëve, sa kan të bëjnë më statutin politike të Kosovës. Një sfidë e tillë do të jetë e pakapërcyeshme, edhe pse e palogjikshme, kur dihet së Kosova që nga viti 2008, është shtet sovran dhe i pavarur. Pas dështimit të Samitit të Washingtonit të 27 qershorit, Angela Merkel dhe Emanuel Makron arritën që t’i rifillojnë bisedimet dy palëshe në Bruksel.

Federika Mogerini ishte pajtuar më idenë për shkëmbime territoriale, një ide e tillë e lansuar nga Vuqiq, Thaqi e Rama, siq ishte shprehur amerikani Bolton. Këtë ide e kundërshtojnë fuqishem kancelarja Angela Merkel. Me këtë ide sikur është pajtuar edhe Gjyzepe Borel, por jo edhe Lajqek i cili eshte duke i preferuar sygjerimet e Merkelit dhe te BE-së si emisar special për Kosovën. Ndarja apo shkëmbimet territoriale, janë ide të shovinizmit serbomadh, që e dhezin fitilin në Ballkan. Ky projekt i ndarjës ende ekziston në kokat e nxehta të udheheqësve më të lartë të Serbisë.

Është larguar nga axhenda, por që natyrysht, ende ekziston mundësia, që pala serbe të servon mbi tavolinën e bisedimeve në Washington më 2 shtator. Bruseli ka deklaruar së bisedimet po kthehen në rrugën e duhur, që nënkupton së bisedimet ishin në rrugën e gabuar. Paralajmërimet për ndryshim të kursit të bisedimeve shumë kush e lidhë më aktakuzën kunder Thaqit nga Gjykata Speciale, më paramendimin së në takimin e dështuar të Washingtonit protagonistet e bisedimeve do të kishin ardhur para aktit të kryer, në dëm të madh të Kosovës.

Pse nuk kemi ardhur para një akti shumë të dëmshem politike, që e konfirmojë edhe Bolton së ka ekzistuar një plan për shkëmbime territorale, por të cilën gjë e kishte mohuar Grenel, e ka edhe ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë së ka ekzistuar thika mbi hartën e Kosovës. Kësaj i paten para prirë edhe dy marrveshjet më Serbinë nga Riqard Grenel, ajo e rrjetit hekurodhor dhe autostrada Nish–Prishtinë. Emisarët e këtyre bisedimeve Grenel e Palmer nga Amerika dhe Lajqek nga BE-ja, sigurisht së do të kënë një koordinim më të mirë që procesin e bisedimve ta shtyejnë pandalshem përpara.

Kosova shumë beson në angazhimin korekt të tyre, që të mbrohet sovraniteti dhe integriteti i vendit të dala nga dokumentet valide siq janë: Plani i Ahtisarit, Kushetetua e vendit dhe GJND-ja për Kosovën.Serbët sigurisht së i kan shpresat të Rusia dhe do të bejnë presion që këto bisedime të zbresin në Rezolutën famoze 1244 të OKB, ku Rusia dhe Kina e kan të drejtën e vetos. Politikat agresive ruso-serbe kan plane afatgjete për dëpërtimin në Ballkanin Perëndimor, për t’i krijuar vetit hapësirë për dalje në bregdetin shqiptarë. Evropa dhe Amerika sigurisht së nuk e dëshirojnë dhe as që do të lejojnë një ekspanzion të tillë, të politikës ruso-serbe, kur dihet së qfarë investimesh kan bërë në këtë pjesë të botës.

Kur dihet së pavarësia e Kosovës, është projekt edhe i bashkësisë ndërkombëtare. Se a do të kemi një marrveshje të shpejt, kjo nuk është premtuese kur dihen qëndrimet e politikës radikale serbe. Mbajtja e një gjendje të status-kuo, më së shumti do tu hynte në përdorim Rusisë dhe Serbisë, të cilat shtete kërkojnë të përfitojnë politikisht në kohë dhe hapësirë.

Serbia në njerën anë e dëshiron BE-në, për përfitime ekonomike, e në anën tjetër e dëshiron Rusinë si mike të përhershme që e ka. Koha është që Ballkanit Perëndimor, edhe Kosovës ti kthehët normaliteti i proceseve demokratike dhe zhvillimit të rrjedhave ekonomike, siç e tha edhe Grenel, duke pasur parasysh së mund të bëhët fushë e minueme…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.