ÇMIMI I VITIT I TAKIMEVE ”AZEM SHKRELI” IU NDA SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË ”PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, SUEDI

0
348
Çmimi i takimeve Azem Shkreli

Förslöv-Suedi, 13.10.2020

Në Pejë, në edicionin e 18-të të Takimeve Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”, të vetmës shoqatë që iu nda çmimi i vitit, ishte Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë Papa Klementi XI Albani”, Suedi (SHSHASHS).

Çmimi i është nda nga Këshilli Organizativ për organizmin, Tekimet Nërkombëtare Letrare ”Azem Shkreli”, edicioni i XVIII, me radhë, me këtë motivacion:

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, ”Për kontributin e dhënë në letrat shqipe dhe krijimtarinë kulturore kombëtare”.

Përfaqsues i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, për t’a pranuar këtë Çmim, ishte z. Idriz Gashi, nënkryetar, i cili po ashtu u nderuar me “Çertifikatë” për pjesëmarrje dhe kontributin e dhënë në edicionin e 18-të të këtij manifestimi. Çmimi ia dorëzoi Xhenet Syka, Drejtoresh e DKRS-së, kurse “Çertifikatë” ia dorëzoi Aver Husaj, Shef për Kulturë.

Përveç SHSHASHS, u ndan edhe çmime për poezinë më të mirë gjatë takimeve, që ishin: i Elida Rusta, poete, ndërsa çmimi ndërkombëtar “Lirika e Azemit Shkrelit” iu nda Xue Sheng, poete nga Kanadaja.

Pastaj u ndanë edhe disa çmime reviale. Çmimi “Rilindja” iu nda autorëve Ramë Oraca e Rozafa Shpuza. Çmimi “Pajtimi” Agim Deskut e Shqipe Hasanit. Çmimi “Kushtetuta” poetëve Ramadan Beqiri e Naxhie Bërbatit – Kastratit. Çmimi “Liria” iu nda tre autorëve Besim Perjucit, Donart Rexhbogajt e Ajete Pavatës.

Këshilli organizativ ndau mirënjohje po ashtu edhe për Ministrinë e Kulturës, rinisë e sporteve si përkrahës të këtyre takimeve, mirënjohje kjo që u pranua nga zëvendësministri Engelbert Zefaj, Ministrinë e Shëndetësisë, gjegjësisht ministrit Armend Zemaj, për menaxhimin e pandemisë e dhënies së mundësisë për organizimin e këtij takimi në kushte të jashtëzakonshme, Drejtorisë për Kulturë, rini e sporte të Komunës së Pejës, drejtoreshës Xhenet Syla, për përkrahje të pakursyer të këtyre takimeve si dhe deputetes shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj për kontributin e dhënë për çëshjten kombëtare, komunitetin shqiptar në Kroaci dhe promovimin e urave kulturore shqiptaro-kroate.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëvë Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, e vlerëson lartë këtë Çmim dhe falënderon përzemërsisht, kryetarin e komunës z. Gazmend Muhaxheri, të gjithë anëtarët e Këshillit Organizativ, znj. Xhenet Syka, Aver Husaj, e të tjerët, për Çmimin e Takimeve “Azem Shkreli”, që ndan për Shoqatën tonë.

Me respekt, në emër të SHSHASHS,
Hysen Ibrahimi, Kryetar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.