Demokraci

2
1033
Nilidon Pepushaj me kapele

Demokraci

Nilidon Pepushaj

Nofulla që kafshojnë pa pendim,
Janë rezatim i thellë mëkati,
Që nxisin kthetra të mrephta me tërbim
Të kapin tituj që askush s’i pati.

Të stresuar e me ankth,
Të uriturit presin të reja aktuale,
Te përcaktuara në zarf,
Nën një pemë të frytshme,
Në hije globale.

I cënuar, lajmi i frikshëm
Lind emër e rënkon drejtësi,
Si të jetë shkruar guximshëm
Ne pllaka hyjnore hekurosur
Zyrave që mbysin mundësi
Te mishëruara në një të panjohur.

Ngecur në labirinth të zymtë,
Jetesa është e mirë,
Derisa jashtë hillen sytë,
E përtej mureve që duhen thyer,
Nuk ka errësirë.

2 KOMENTE

  1. Të promovohen talente superiore eshte bukur. Çdo varg flet me forcë talenti, qe e takon shume radhe. Eshte vertete nje mrekulli kjo poezi…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.