Çfarë po ndodhë në ndërtesën e ABC-së në Manastir…?

0
312
abc

Debati Intelektual në Peshojë

(Debat me prof. dr. Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë e Studimeve Albanologjike në Tiranë)

Prof.dr.Valter Memisha kishte lexuar me vëmendje shkrimin tim që hedh dritë për ndërtesën e Kongresit të Manastirit (1908), që ai të vëhet në mbrojtje të UNESCO-s.

Për gjendjen e ndërtesës në Manastir dhe dhëmbi i kohës që po shkatërron këtë shenjë kombëtare shqiptare, ishte shqetësimi ynë në këtë debat në relacionin Çikago-Tiranë. Atëherë pse po heshtë Tirana dhe Prishtina zyrtare? Pse po heshtin partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut (BDI), që tashmë në të gjitha qeveritë e zgjedhura në Shkup, u është bashkangjitur përmes koalicioneve sa për pak pushtet dhe numra politik (sic!).

Shqetësimi dhe debati me prof. dr. Valter Memisha, u bë edhe më shqetësues kur e kur ai përmendi një fakt aq i shëmtuar dhe aq antishqiptarë në hapësirën etnike të Ballkanit, që hidhte dritë se në katin e parë të ndërtesës së Kongresit të ABC-së në Manastir, dikush
bën “biznes” (sic!) dhe shesin paisje për tauletë(sic!).

Çfarë po nodhë në ndërtesën ABC-së në Manastir të shpirtit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Kombëtare Shqiptare, para syve të dyja shteteve Shqipëri-Kosovë dhe para korpusit politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, që, nëpër këto vite këtë shenjë të ndritur të shqipes e kanë lënë në mëshirën e kohës dhe të pushtetit maqedonasë për të përbaltur e denigruar deri në themel këtë pjesë të historisë së popullit të lashtë shqiptarë në hapësirën etnike në Ballkan.

Nuk është kjo ndërtesë për të bërë “biznes”(sic!) dhe për të shitur paisje për tauletë(sic!) para syve tanë, ndërsa pushteti maqedonasë me (BDI) brenda koalicionit nuk besojmë që është në dijeni për këtë shembje kaq të madhe kombëtare shqiptare…?! Pse Tirana dhe Prishtina e kanë lënë në harresë dhe në mëshirën e kohës ndërtesën e ABC-së Në Manastir?

Kur shteti fqinjë i Bullgarisë po e konteston gjuhën dhe identitetin e shtetit të Maqedonisë, në anën tjetër dikush nga qarqet e këtij shteti për të fyer e denigruar popullin shqiptar dhe shënjën e lashtë kombëtare të shqipes, e kanë bërë ndertesën e ABC-së në Manastir për “biznes” dhe shitje të paisjeve për taulet (sic!).

Thirrje publike për Tiranën dhe Prishtinën si dhe korpusin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, që sa më parë të ndërhyejnë në ndërtesën e Gjuhës Shqipe në Manastir, në mënyrë që ajo të ruajë vlerat kombëtare shqiptare dhe si e tillë të ketë mbrojtjen e të dy shteteve dhe të UNESCO-s!

Çikago, shkurt të motit 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.