Lirohuni nga gjuha populliste, respektoni rregullat demokratike!

1
260
Albin Kurti - fushatë

Shkruan: Florim Zeqa, 07.03.2021

Popullizmi është tendencë për zavendësimin e demokracisë me totalitarizëm, e pushtimit të një shoqërie njerëzore me teori të zbrazëta dhe konspirative, i mbështetur mbi kritikën vullgare ndaj kundërshtarëve politik. Popullizmi ka karakter revolucionar, i mbështetur në eufori qytetare, konfuzitet dhe urrejte patologjike ndaj rivalëve politik.

Partitë politike që synojnë ta grabisin pushtetin pa respektuar rregullat demokratike, e shfrytëzojnë popullizimin si instrument për të krijuar një ideologji manipuluese, ku qytetarët në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme bëhen objekt i atij manipulimi.

“Referendumi” nuk e kaloi pragun ligjor

Edhe pse kaluan tre javë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, fituesit ende nuk po mund lirohen nga gjuha populliste, duke u thirrur padrejtësisht në voten plebishitare me vetëm 48 % të daljes së elektoratit në zgedhje!

Dy figurat më populliste në Kosovën e pas pavarësisë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk është që nuk e kuptojnë konceptin dhe rregullat referendumit, por po duan që edhe më tutje t’i mashtrojnë qytetaret e vendit pas dështimit të “referendumit” inekzistent!

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ, u vërtetua se zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 apo “referendumi” i proklamuar nga lideri i LVV-së nuk e kaloi pragun e vlefshmërisë!

Për t’u shpallur një referendum popullor i vlefshëm dhe i suksesshëm, duhen plotësuar dy kritere themelore. E para, kërkohet dalje e lartë e elektoratit në zgjedhje (mbi 50 %) dhe e dyta, votim pro kërkesës së parashtruar me 50+1 % të votave të elektoratit të dalë në zgjedhje.

Meqë “referndumi” nuk arriti t’i përmbush kritetret themelore të vlefshmërisë, duhet respektuar rregullat e demokracisë parlamentare për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit, për të vazhduar paraprakisht me votimimin e presidentit, pastaj të kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.

Subjekti fitues, përgjegjës për formimin e institucioneve të reja

Edhe përkundër rezultatit të lartë zgjedhor, proklamuesit e referendumit duhet t’i respektojnë rregullat e lojës demokratike për formimin e institucioneve të reja të shtetit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet që burojnë prej saj.

Sa për sqarim, zgjedhjet e 14 shkurtit nuk ishin referendum dhe as zgjedhje për president, por zgjedhje të jashtëzakonshme për legjislaturën e re të kuvendit, të cilat erdhën si produkt i ankimimit të LVV-së në Gjykatën Kushtetuese mbi ligjshmërinë e votës së një deputeti për ‘Qeverinë Hoti’.

Pa dashur të ndalem në “ligjshmërinë” e votës së deputetit Etem Arifi në zgjedhjen e ‘Qeverisë Kurti’ dhe kryeparlamentares Osmani, e njëjta gjykatë i ndaloi kandidimin Albin Kurtit për deputet në Kuvendin e Kosovës për të njëjtat motive juridike.

Tani mbetet të shihet se a do të plotësohen kushtet ligjore për zgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër të vendit! Pavarësisht kësaj, qeveria në ardhje e ka legjitimitetin më të lartë qytetar dhe përgjegjësinë më të madhe politike, do të thoja historike në këto dy dekadat e fundit.

Për dallim nga zgjedhjet e mëparshme, kur kishim shpërndarje të përgjegjësisë politike me rastin e zgjedhjes së institucioneve shtetërore, pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor, kësaj radhe përgjegjësia për formimin e institucioneve shtetërore bie mbi partinë fituese e cila e ka sigurar mazhorancën në Kuvend.

Meqë kjo mazhorancë e dalë nga “referendumi” nuk do të jetë e mjaftueshme për sigurimin e 2/3-ve në Kuvend, partia fituese, në këtë rast LVV dhe lideri i saj Albin Kurti menjëherë duhet t’i fillojnë negociatat me të gjitha subjektet për zgjedhjen e presidentit.

Albin Kurti mohikani i fundit i klases politike të pasluftës

Çdo anashkalim dhe injorim i partive opozitare shqiptare për arritjen e marrëveshjes politike për zgjedhjen e presidentit do ta çojë vendin në zgjedhje.

Krijimi i një situate të tillë nuk si përkthehet ndryshe, veq si ikje e përgjegjësisë politike e Albin Kurtit për përballje me faktorin ndërkombëtar, përkatësisht ikje nga ballafaqimi i dialogut me Serbinë në Bruksel dhe ikje nga kërkesat e SHBA-ve dhe Izraelit për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Kur kësaj t’i shtohen edhe mijëra probleme të brendshme, filluar nga kriza pandemike, gjëndja e rënduar ekonomike, sistemi i degraduar i drejtësisë, shëndetësië, arsimit dhe pakënaqësive të shumta sociale, nuk e lejojnë Albin Kurtin të jetë përjashtues, por bashkëpunues me bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet e pavarura shtetërore.

Në asnjë rrethanë nuk guxon të vie në pikëpyetje formimi i qeverisë për shkakun e postit të presidentit. LVV-ja ka marrë përgjegjësi historike për udhëheqjen e vendit në katër vitet e ardhshme. Qytetarët e pakënaqur me qeverisjet e deritanishme e presin me padurim ta provojnë edhe qeverisjen e Albin Kurtit, mohikanin e fundit të kësaj klase politike të pasluftës.

“Çka të mbjellësh korrë” e thotë një fjalë e urtë popullore. Më në fund edhe Albin Kurtit i erdhi radha t’i shijojë frutet e të mbjellurave përgjatë 15 vjetëve të fundit në skenën politike kosovare.

1 KOMENT

  1. VVV çerdhe e shumë ose e te gjithe “lluzereve” apo humbesve doli fituese.

    Tani e kane radhen keta humbes qe fituan te tregojne se: ÇKA DIJNE ME BO PER KOSOVEN?

    Duke u bazuar ne historine e te gjithe ketyre “lluzerve” nuk besoj se kane ma bo ndonje veprim qe do te jete pozitiv…

    VVV çerdhe e humbesva dhe hajnave edhe e Muslimanve psikopatik te bashkuar me komunistet proletar… nuk jane te afte per POZITIVITET.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.