Nga Binak MAXHARRAJ
Që nga humbja e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 PDK ka mbetë si bisha e egër që as se si të merrë vehten. Është bërë si e çartrur, është ç’orientuar nga te gjitha anet. Po kukasin si kukavajkat në çerdhet e qyqeve.
Në vend së të merrën më vehtvehtën për të parë së përse i gjeti ky taksirat, kjo zerzele që ranë aq poshtë në zgjedhje, ata po merrën më të tjerët, po ju turrën të tjereve, në vend së të ulën të pastrojnë oborrine vetë, të shohin vehtën së ku janë, kanë nisë me u marrë me te tjërët, më pastrimin e oborreve të tjereve. Janë bërë si bishat e egra, si bishat e plagueme që bëjnë yrysh si pa kokë ku çdo gjë po ju pengon, ndërsa nuk po e shohin vehtën, sulmojnë si pa kokë, pa shkas, pa invencion, pa bazë, pa argumente. Vallës së yrysheve të kota u prinë u/d së PDK Enver Hoxhaj. Ky është matufos aq shumë sa qe nuk dinë as vetë se çka fletë, se çka don, por ia futë qashtu n’lerë.
Sulmi i fundit i tyre është kundër çikës se heroit te kombit Jusuf Gërvallës Donika Gërvalla ministre e posa zgjedhur në diplomacin e Kosovës. Pra, është quar në këmbë një Kryesi partije kundër një gruaje. E, akuzojnë për Gjykatën Speciale, që për themelimin e sajë lexojë në gazeta.
Por,këta zoterinjë të Kryesisë së PDK paskan harruar se Donika Gërvalla nuk ua solli Gjykatën Speciale për krimet e luftës dhe krimet kundër njërëzimit.
Donika Gërvalla Gjykatën Speciale e gjeti në mesin tuaj. Gjykata Speciale nuk është gjykatë e huaj, është Gjykate e Kosovës qe vepron me ligjet e Kosovës, ju e formuat me dorën e Juaj, bile edhe e detyruat më dhunë Parlamentin e Kosovës që te votoi këtë gjykatë. E formuat sepse nuk patët guxim as kurajo, e as trimeri që vetë ta formoni vite më parë në Kosovë derisa ju detyruan qe ta beni këtë, sepse frigoheshit për te bërat e secilit nga ju gjatë dhe pasluftës.
Nuk është e vërtëtë se në këtë gjykatë do gjykohet lufta e pastër si loti e UÇK e murosur në piedestalin e lirisë me gjakun e deshmorve të kombit. Jo, lufta e drejtë e djemve dhe vajzave tona nuk mund te gjykohet nëpër gjykata. Por, atje do shkojnë dhe gjykohën te gjitha ata qe e kepërdorën lirin, gjakun e deshmorve, dhe ne emer te UÇK vepruan kundër sajë të dyshuar për krime lufte dhe të pasluftës dhe krimeve kundër njerezimit dhe duke i keqpërdor pozitat e tyre për përfitime personale.
Një kryersi partie (PDK) me arrogancën e vetë po kërkon përgjegjesi për asgjë diplomatës sonë me te aftë qe nga paslufta e cila derisa shumë nga ju shisnit farmerka ”xhins” nepër Evropë familja e Donikës, baba i sajë heroi i kombit i kishte shpallë luftë Serbisë shumë vite para se UÇK doli ne dritë derisa e vranë dhe e masakruan, kurse Donika i mbushte studiote e tv nëpër Evropë e deri te Bundestangu Gjerman duke treguar për pozitën e veshtirë të shqiptareve, për maltretimet e deri te likujdimet fizike vetem pse kërkonin lirin nga regjimi fashist-çetnik i Serbisë.
Dhe motoja e sajë ishte së:
”Asnjeherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh.”
Por, Donika nuk ndalët duke kërkuar drejtesi për viktimat e krimeve te luftës dhe te atyre të pasluftës të cilat u bënë për motive politike sepse nuk do të këtë qetesi derisa ato te zbardhën i pelqej dikujt apo jo.
Kryesia e PDK është më mirë të pastroi oborrin e vetë para se te dalë t’i pastroi oborret e tjerve. Pse? Kryesia e PDK nuk merrët me u/d së kryetarit të vetë Enver Hoxhaj i cili fillimisht ishte kundër UÇK dhe luftës së sajë të drejtë çlirimtare nga dhuna shteterore e regjimit të Slobodan Milosheviqit. Ai nga Zvicra, derisa djemt dhe vashat tona po vdisnin në luftë heroike kundër shkaut,ai thoshte se nese.”UÇK e fiton luftën ai do të kërkonte azil politiknë Serbi”.
Dhe UÇK e fitoi luftën kurse Enver Hoxhaj në vend së te kërkoj azil politik në Serbi u pajis me poste shteterore e se fundiu be edhe u/d së kryetarit të PDK. Pse, heshtë PDK për këto deklarata skandaloze kundër UÇK nga njeriu i parëi PDK por përkundrazi i delë punë me te tjerët. Pse, nuk merret PDK me reformimin e PDK por e ndrydhë ate nga mbrenda duke e përjashtuar edhe mendimin ndryshe dhe duke ua ndaluar pjesemarrjën e kuadrove te sajë nepër media dhe tv publike, etj. etj.
Ata edhe më tutje mund të çirrën si kukavajka, munde dhe te vajtojnë ne folën e tyre te qyqeve por Donika Gërvallën kurr nuk mund ta mundin sepse ajo është e fotë e dinë rrugëtimin e vetë, ka aftesi potenciale shteterore dhe diplomatike, e cila nuk e korit vendin e vetë, por lufton për të, e mbronë çështjën e Kosovës shumë më mirë se sa ata qe po e sulmojnë pa fakte e argumente, por qe këtë e bejnë nga smira për aftesitë e sajë dhe guximin diplomatik qe te ia thotë te vertetën botes për Kosovën dhe rreth Kosovës.
Prandaj, çdo tentim për ta njollosë figurën e Donika Grevallës nga ata qe dikur shisnin farmerka “xhinsi” nepër Evropë është e kotë, sepse Donika ështe e madhe aq e madhe sa qe nuk mund ta mboshtin e cila e ka forcën qe i buron nga menquria dhe vendosmeria e sajë por forcën e ka edhe nga populli te cilën e zgjodhi.
Pra, Donika Gervalla është e madhe, ne krahasim me shitesit e dikurshëm te farmerkave, është aq madhe dhe e dinjitetsheme më një dashuri të pashoqe atedhetare, është një si stuhi dhe uragan qe nuk ka forcë qe ndal e aq me pak nukmund ta ndalin as këta mistrecat e PDK të cilët e kanë humbur orijentimin në drejtimin e partisë së vetë se kritikat e tyrem besin vetem si fluska sapuni qe i merrë era.