Drini poetik, 30 tetor 2021, Prishtinë, Kosovē

0
27
Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës

“DRINI POETIK” MBAHET MË 30.10.2021

Në rrethanat aktuale, festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”, që tradicionalisht organizohet në Prishtinë-Prizren-Kukës, edhe sivjet mbahet vetëm në Prishtinë brenda një dite, duke iu përshtatur kërkesave të pandemisë.

Temë e sesionit letrar do të jetë: “Raportet e letërsisë gojore me letërsinë artistike“. Do të ketë edhe përurime veprash letrare, “Vepra e hapur“.

Krijimet poetike deklamohen nga autorët në “Lirën magjike“.

FNP “Drini poetik” mbahet në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.
Marrin pjesë poetë, që kanë kryer obligimet sipas statutit.

Kryesia e LSHK-së,
Kryetari
Prof. dr. Shyqri Galica

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.