Varianti i ri i COVID i konsideruar ‘më keq se’ Delta po ‘përhapet me shpejtësi’ në Afrikën e Jugut dhe po shqetëson ekspertët e shëndetit në të gjithë globin…

0
41
Version i ri Covid

IMAGE POINT FR/NIH/NIAID/BSIP/Universal Images Group via Getty Images

TheBlaze.com, PHIL SHIVER, 26 nëntor 2021Përktheu Arben Çokaj

Një variant i ri COVID-19 i identifikuar së fundmi në Afrikën e Jugut po shkakton shqetësim nga ekspertët e shëndetit publik në të gjithë globin, për shkak të numrit të tij të lartë të mutacioneve dhe rritjes së transmetimit tek të rinjtë. Disa madje po paralajmërojnë se tipi i ri mund të rezultojë të jetë më i rrezikshëm se varianti Delta.

Cilat janë detajet?

Është e paqartë se ku lindi fillimisht ky tip i ri, i njohur më parë si B.1.1.529, por ai u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe që atëherë është zbuluar midis udhëtarëve afrikano-jugor në Botsvanën fqinje si dhe në Hong Kong, raportoi Associated Press. Të premten, Izraeli tha gjithashtu se kishte zbuluar disa raste.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.