Kosova e shkretë !

0
58
Fahri Xharra

shkruan Fahri Xharra

(Nëno moj, po na kërcënohen. Në moj hallemadhja që nuk të mbaruan «dertet“ nuk të përfunduan brengat. E di moj nënë që ishe në zor, e di moj nënë që ishim një milion ata që ikëm e të lamë` gati të vetmuar në mëshirën e djegëjeve, rrënimeve dhe dhunimeve, Donin ta ndërronin faqen e dheut tënd, donin që t’i mos të flasësh më gjuhën e të parëve, atyre të parëve që na i ke lindur ti dhe që na kishin mësuar brez pas brez se si të rrojmë. Kosova e jonë halle madhe ! nga Fahri Xharra: Kur do të vijnë bijtë e shekullit të ri ?04.02.2018 https://www.ikvi.at/?p=27025

Të them në fillim të shkrimit që nuk i takoj asnjë partije, nuk kam dashur të lëpihem pas “të mëdhenjve“, por nuk i takoj as partisë në pushtet. Kaq. Por kur Kosova rrezikohet atëherë edhe unë si pjesëtar i shtetit të dytë shqiptar – Kosovës, ia jap të drejtën vetvetes që shprehi keqardhjet e mia, për ngjarjet e fundit që sillen rrethe Kosovës.

Rrahim Sadiku, shkrimtar dhe luftëtar i UÇK-së, invalid lufte shkruan:

MARRËVESHJA PËR ASOCIACIONIN

Në marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe, në fund të së cilës janë nënshkrimet e Aleksandër Vuçiqit dhe Isa Mustafës, në pasusin e fundit shkruan se ajo marrëveshje mund të bëhet e zbatueshme vetëm pas vlerësimit të saj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Gjykata ka dhënë vendimin e saj dhe Vuçiqi ka nënshkruar se do ta përfill vendimin e saj! Pse nuk publikohet ajo marrëveshje, që të hiqen dilemat si në vend, ashtu edhe te ndërkombëtarët?!

Tani ç’keni ju kasapët e Kosovës që jeni çue në këmbë kundër mospranimit të asaj që po e kërkon Borreli ?

Si guxoni të jeni kundër vetvetes dhe kërkoni rrëzimin e vetvetes, vetëm pse është ai në pushtet dhe me kokëfortësi të mençur po e mbronë Kosovën nga shkapërderdhja e saj ?

Nga reagimet e juaja shihet që jeni për “asociacionin“ ( nënshkrimi famëkeq të Isa Mustafës ! E dini çfarë pasoja ka për Kosovën sikur ai që ju nuk e doni të e pranonte? Por ai nuk është Esad Pashai.

“Besnikëria e Esad Pashës ndaj popullit serb dhe qeverisë mbretërore serbe, mbetet e pandryshuar dhe kategorike. Ai e ka lidhur fatin e tij me Serbinë dhe pavarësisht pengesave të ndryshme, ka zgjedhur të ndjekë rrugën që Serbia ka përcaktuar për të. Nuk ka forcë në botë që të mund të lëkundë vendimin e tij.” (Dushan. T. Batakovic, 1017)
Ju e doni këtë lloj besnikërie ?

Gazetat tona alarmohen: “Tension në konferencën e Kurtit me Borellin në Bruksel, shkak Asociacioni “ Po punë e madhe, le të tensionohen. Nuk e shihni që Borreli po i mbronë interesat e Serbisë ?

“Kryeministri Kurti dhe kryediplomati evropian, Josep Borell s’janë pajtuar për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Kurti në konferencën e përbashkët me Borell tha se Asociacioni është në shërbim të Beogradit teksa Borell tha se s’pajtohet me Kurtin që Gjykata Kushtetuese nuk e mundëson zbatimin e marrëveshjes për Asociacioni. Kryeministri Kurti tha se Asociacioni do t’i shërbejë Beogradit më shumë se sa qytetarëve serbë.”

E dikush nga shqiptarët deklaron dhe e pret me padurim: ”Analisti politik, Vehbi Kajtazi gjatë emisionit Debat Plus tha se nëse Kosova në krye me kryeministrin Albin Kurti nuk merr masa të zgjidhen dy çështje; Problemi me Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Manastirit të Deçanit ndërkombëtarët do ta rrëzojnë në çdo mënyrë transmeton Kosova ime. Kajtazi tha se kryeministri Kurti nuk do ta ketë përkrahjen e Presidentës Vjosa Osmanit kur do të vij puna me vendimet e ndërkombëtarëve e sidomos nga Amerika pasi ajo pozitën e ka të siguruar për 5 vite e ndërsa Kurti jo.“

Kajtazi është haptas për Asociacionin: ”Ky deklarim i analistit politik vjen pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit ku ishte i ftuar Albin Kurti. Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell tha se marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet e pikërisht kjo për Vehbi Kajtazin është paralajmërimi që po i bëjnë ndërkombëtarët Kurtit para se të marrin masat e ta largojnë nga kryeministria.”

Por nëse largohet Kurti, ( për shumë e shumë kajtaza ) do të vij dikush që e aprovon sepse Borreli paska thënë: s’pajtohet me kryeministrin Kurti se Gjykata Kushtetuese e pamundëson zbatimin e Asociacionit, duke thënë se Asociacioni duhet të zbatohet sepse është marrëveshja më e rëndësishme.”

Është e udhës që nënshkruesi i këtij dokumenti të pavlerë Kushtetuese të pranon fajin dhe të bëjë diçka të madhe.

Ta e zëmë që dikush i madh është në ndikim të alkoholit, drogës apo frikës apo parave nënshkruan diçka kundër Kushtetutës së Kosovës, Gjukata Kushtetuese e saj e rrëzon at nënshkrim me të drejt juridike

Edhe një herë nga Rrahim Sadiku: Në marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe, në fund të së cilës janë nënshkrimet e Aleksandër Vuçiqit dhe Isa Mustafës, në pasusin e fundit shkruan se ajo marrëveshje mund të bëhet e zbatueshme vetëm pas vlerësimit të saj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Gjykata ka dhënë vendimin e saj dhe Vuçiqi ka nënshkruar se do ta përfill vendimin e saj! Pse nuk publikohet ajo marrëveshje, që të hiqen dilemat si në vend, ashtu edhe te ndërkombëtarët?!“

“Sa më vjen vështirë që po të hidhëroj oj nëna e jonë. Ti nuk ke faj. I kemi do kuçedra që janë dhjamosur dhe mundin e zemërnikëve të UÇK-së dhe të dërguarve të perëndisë, atyre të perëndimit po duan t`iu kthejnë shpinën.

E di moj nëno, këtë këngë që para 20 viteve e këndonim “S’duem me humbë, në lojë të përgjaktë të historisë njerëzorë, jo! jo! s’i duem humbjet prore – duem ngadhnim! ngadhnim, ndërgjegje dhe jetë të lirë!” disa “kalbsina të vjetra, po kërkojnë “shejtnim”, të zhytemi prap në pellgun e mjerimit“ ?

Nëno moj, “Të gjithë armiqtë po dehen n’epopea të veta, flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat, e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta.”

Fahri Xharra, 08.12.21
Gjakovë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.