Sylë Rexhep Mulliqi – nacionalist dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare

0
20
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Njeriu duhet të jetë i lindur të fiton lavdinë dhe krenarinë kombëtare. Burrat e kombit kurrë nuk e pranuan nënshtrimin, dhe as pushtimin e trojeve etnike nga fashistët serbosllavë. Ata trasuan të gjeneratat e reja, së si duhet luftuar dhe qëndruar vertikalisht fortunave të kohës për atdhe dhe komb. Nacionalistët shqiptarë janë ata që i dhan vulë epokës qëndrestare ndaj një okupimi të egër, i cili kurrë nuk pushoj së denigruari shqiptarët e Kosovës, edhe pse ishin në tokën e vet.

UDB-ja famekeqe e Titos dhe e Rankoviqit lau më gjak burgjet dhe kazamatet serbe më të burgosurit shqiptarë, vëtem pse ata i kërkuan dhe luftuan për të drejtat e tyre legjitime. Në këtë kohë nacionalizmi dhe nacionalistët shqiptarë më punën e tyre të pandalshme edhe pse në kushte të okupmit dhe të represaljeve hapën shtigje që shqiptarët një ditë ta fitojnë lirinë dhe pavarësinë. Njeri ndër nacionalistët dhe mësuesit e shquar të asaj kohe ishte edhe Sylë Rexhep Mulliqi nga Raushiqi i Pejës.

Edhe pse i përndjekur dhe i përsekutuar nga antishqiptarët e ish-Jugosllavisë – Serbisë, ai gjithmonë qëndroi vertikalisht deri në fund të jetës së tij. Sylë Rexhep Mulliqi lindi më 1917 në Raushiq të Pejës. Shkollën fillore e mbaroi në fshatin Bellopojë në gjuihën serbe, sepse nuk kishte shkolla në gjuhën shqipe. Për profesionin e shenjtë të mësusesit u aftësua në Prizren, ku ndoqi seminaret pedagogjike. Ai punojë në Vushtri në shkollat fillore, Gojbulë dhe Karaqë. Gjatë LDB-së ishte ushtarë i Brigadës së Tretë Shqiptare.

Gjatë luftës, kur i ndiqte edhe seminarët e mësuesisë në Prizren ishte i bindur, për tradhëti ndaj qëllimit të luftës për çlirimin e trojeve etnike dhe bashkimin e tyre më Shqipërinë. Prandaj edhe u inkudrua në Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare. Gjatë punës si mësues ishte i çmuar dhe i respektuar nga nxënësit dhe prinderitë, por edhe nga gjithë shqiptarët liridashës. Në çdo hap ishte i përcjellur nga UDB-ja për shkak të veprimtarisë së tij ilegale patriotike. Ai një ditë edhe u arrestua në orët e mësimit në fshatin Gojbulë.

U dënua më 8 vite burg të rëndë në një gjyq të Prishtinës, ku vitet si i burgosur politik i kaloj në Nish. Ai u burgos më shokët e ilegales, Sami Peja, Syle Mehmeti, Rashit Gorani, Ramë Haradinaj, Brahim Kundra etj. Të gjithë shoket e tij të ilegalës, kan shprehur fjalët më të mira për Sylën. Ai ishte erudit, që arriti të jep kontributin e tij për zgjedhjen e çështjes kombëtare në ish-Jugosllavi.

Regjimi dictatorial i Titos dhe i Rankoviqit më klyshët e tyre, kurrë nuk arriten ta thyejn atdhedashurinë e madhe për popullin, të Sylë Mulliqit deri ne vdekje. Emri i Sylës shënon një epokë të ndritur për shqiptarët e okupuar në Serbia. Kjo epokë shkruhet më shkronja të arta në historinë shqiptare. Syla bëri gjithçka për mësimin dhe përhapjën e rrezeve të diturisë të gjuhës tonë të lashtë shqipe. Ai e lartësojë ate, dhe i lartesojë edhe vlerat më të bukura dhe sublime të shqiptarëve në Kosovë. Rexhep Mulliqi mbeti antikomunist dhe nacionalist i madh.

Aureola e lavdisë kombëtare të tij, do jetë fanar ndriques për gjeneratat e reja së si duhet dashur atdheu dhe kombi. Syla është krenaria e familjës Mulliqi, dhe krenaria kombëtare.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.