Ndihmesa në letërsinë për fëmijë e Anton Xanonit (1862-1915)

0
1114

Shkruan Zymer Mehani

Atë Xanoni, së bashku me poetin e gjuhëtarin e shquar Ndre Mjeda ishte anëtar aktiv i shoqërisë letrare Agimi, themeluar më 1901, e cila punonte për nxitjen e krijimeve letrare në gjuhën shqipe, duke përdorur edhe një alfabet të ri.

Studimet fetare i bëri jashtë. Më 1893 u kthye në Shkodër, ku shërbeu si mësues nëpër shkollat e mesme fetare derisa vdiq.
Xanoni pati interesim të veçantë për poezinë: përktheu disa ekloga të Virgjilit, përktheu e përshtati poezi e fabula të ndryshme për nevojat shkollore, shkroi edhe disa poezi patriotike.

64 Nasho Jorgaqi, Paraqitje [parathënie e librit “Faik Konica – Vepra”, Tiranë, 1993], f. 27 Në qendër të kësaj krijimtarie ishin evokimi i luftërave dhe bëmave të Skënderbeut, përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe pavarësi, si dhe te adhurohej gjuha shqipe. Fillimisht së bashku, Anton Xanoni dhe Ndre Mjeda u shfaqën në letërsinë shqipe me tre librat “Këndime për shkollat e para të Shqipnisë”, botuar në Shkodër më 1904-1911.

Këto tekste mësimore dallohen për dashurinë e thellë të poetëve për fëmijët dhe arsimin kombëtar, pasi të dy autorët ishin ndër organizatorët e Kongresit të Manastirit, dhe derdhën talent në përpjekjet e shqiptarëve për krijimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Edhe në faqet e këtyre teksteve ka mjaft vargje poetike të cilat japin tablo të dashurisë për Atdheun por edhe të dhimbjes për të, pse ende ishte i robëruar nga pushtuesit e huaj. Krahas saj në mjaft vargje jepet dashuria për prindërit dhe mësuesit, për shkollën dhe bashkëmoshatarët.

Veçanërisht Xanoni u shqua si fabulist. Tek e përmuajshmja fetare Elcija, në vitet 1902- 1910, botoi disa fabula origjinale ose të përshtatura, poezi e artikuj me karakter dituror.

Te fabulat origjinale ai tregoi një aftësi të veçantë, për të krijuar ambientin dhe personazhet shqiptare. Qe shumë i kujdesshëm për teknikën e poezisë e dha shpesh modele shembullore strofash e metrash. Përmendim fabulat interesante: Rrena, Ujku, Këshillë e mikut e ndonjë tjetër të cilat shquhen për muzikalitetin e vargut dhe përcjelljen e mesazheve etike dhe morale.

Fëmija: Rrena, moj nane, si asht ba?
A shifet? A përkitet?
A thue prej gojet qitet?
A i ngjan asaj ndoi gja?
Nana: A e di se c’ asht? Asht kore,
Asht nji gjasend i ndytë,
Nuk mund ta shofin sytë,
Nuk mund ta preksh me dorë65.
(Rrena)

Xanoni është autor i teksteve: Gramatika shqype (1903), Shkurtorja e historisë së moçme (1910), Prisi ne lamë t’literatures (1911) dhe i veprave letrare: Llogoret e mullinjve, Skënderbeu (drame), si dhe i shqipërimeve Muzhikatari i verbër, Gjenovefa, Mësimet e plakut.

Krijimet në vargje të Xanonit, pas Clirimit, të mbledhura e të redaktuara nga Mark Gurakuqi, u botuan në vëllimin Vjersha për të vegjël (1967), ndërsa proza e tij së bashku me atë të Mjedës, u botuan në një vëllim të përbashkët me titull Agimi (1962, kallëzime).

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.