Kur qesh malësori…

0
1038

Grimca humoristike

Dërgoi për publikim: Gjin Musa, gazetar.

1) “Patër” – iu drejtua nje nuse e re, priftit te katunit – “kam berë nje mekat”, – “po thuaje e bekuar” – i thotë prifti. “Kam shkuar me priftin e katunit tjeter…”, “aaaa ky eshte mekat qe nuk falet, po a’ nuk pat prift katuni ynë?” – ia ktheu prifti i fshatit.

2) “Me vjen shume keq per ju prifterinjtë, qe nuk martoheni”, – po i thoshte njeri nje prifi, ne ato momente aty kaloi hoxha me dy gra, “a e sheh hoxhen” – i tha prifti “po, po sa te ketë hoxha dy edhe ne jemi ne rregull”.

3) Nje malesor po priste gruan e tij ne aeroportin e New Yorkut, qe po i vinte nga Shqiperia, sapo u takuan, gruaja i thotë: “pse nuk me perqafon?”, “a sheh ate çiftin atje se si puthen?”, “po, por atij po i shkon, e mua po me vjen”, – u pergjigj malesori.

4) Ne vitin 1967, kohe kure ne Shqiperi po hiqej besimi fetar, sekretarja e partise thotë ne mbledhje: “me thoni kush e ka parë zotin?”, “me leje shoqja sekretare” – tha njeri, “as ty nuk ta kena pa, por e dim se e ke…”

5) Tre anetarë te keshillit te nje kishe, shkojne te prifti i tyre dhe i ankohen se nje vajze ne katund ka dal me marre, “ate e din ajo” – sqaroi prifti, “po, po na thonë se e ka me ty” – tha i dyti, “ate e di vete” – sqaroi prifti. “Po at’her na pse kena ardhe?” – pyeti i treti, “ate e dini ju” – sqaroi prapë prifti.

6) Veterineri sapo hyri ne stallen e lopeve, nje nga mjeleset i thote “shoku veteriner, si e din Taroçi se Meshqerra ka rene ne afsh?” “Nepermjet nuhatjes”. “Po ty more zog gomarit, a’tjan zan hundet a?” – ia kthen mjelësja e dalluar.

7) Nje ish-kuader para viteve 1990, ne Malesinë e Madhe, martohet dhe merr nje nuse shume te bukur. Kryetari i Kooperatives e therret dhe i thote, se partia ka nevojë per gjak te ri. Gruaja duhet te hyje ne Parti, dhe te punesohet si kuadre. “Nigjo kryetar, vitin e pare po e mbaj vete, pastaj shohim e bajme!…” – u pergjigj malesori.

8) Njeri nga Malesia kishte hapur nje lokal ne SHBA, nje dite i shkojne disa bashkfshatarë, ne mes tjerash njeri e pyet, se a punon gja me këte lokal? “Po besa mirboll, sa me rrethua njeta rob”. Në ato momente vjen kamarierja, pothuajse e zhveshur dhe me shenja ne trup, “ço me gardh, se te kenkan rrase mren!” – tha tjetri.

9) Ne nje nga lulishtet e Bronxit ne NY, nje shqiptar po ecte i menduar, nje grua po shqiptare i thote mirëmengjez!. “No spik english!” – u pergjigj shqiptari, o jam duke te folur shqip – i tha gruaja.

10) Dasma vazhdonte, i zoti i shtepise vuri re, se ai qe i binte fizarmonikes nuk levizte fare, i afrohet dhe i thotë: “pse nuk i bjen, a t’kam thirre per dyzen?” “Po jam i merzitun, se me ka vdek baba” – u shfajësua fizarmonicisti. “Po bjeru atyre te zezave pra!”, i tha shtepiaku.

11) Shumë vite me pare, ne nje Han ne Malesinë e Madhe, te cilet kan sherbyer edhe si Hotele, dhe ku kishte shume pak dhoma gjumi. Nje burri i takon te flejë afer nje gruaje. Burri qe ishte i ndershem, per t’u ndarë me gruan qe s’e njihte, vuri në mes nje thes dhe fjeti tere naten… Në mengjes, gruaja i drejtohet “po si he burre, nuk mujte me kalua at’ dreq thesit tan natën?”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.