A ËSHTË HOTI NË PLAVË-GUCI !

0
551

Imer M. HotiNew York

Pse po heshtin partitë politike shqiptarë për tharjen e Hotit?!

I lindur në Hot të Plavë-Gucisë dhe po aty në vendlindje mora edhe hapat e parë të diturisë. I ardhur në SHBA që në klasën e 7-të të shkollës fillore, asnjëherë nuk më ikë nga mendja malli që ndiej për ato troje.

I rritur si gjithë të tjerët me thërrime buke në ato troje kreshnikësh edhe pse përtej oqeanit për çdo natë jam aty në Plavë-Guci dhe në Hot, dhe ëndrrat më te bukura ende i shoh aty.

Dora e njeriut ka bërë mrekullitë e botës për të mirën e botës, por edhe dora shkatërrimtare e njeriut dinë edhe të shkatërroj dhe bukuritë që na i ka dhënë nëna natyrë.

Kërkesë publike partive politike shqiptare në Plavë-Guci

Të nderuara kryesi të partive politike shqiptare në Plavë-Guci,

Si aktivist i komunitetit shqiptaro-amerikan me origjinë nga Plavë-Gucia, po ju bëj Ftesë dhe lutje që të deklaroheni publikisht para popullit të Plavë-Gucisë se :

  • A e përkrahni ndërtimin e Mini-Hidrocentralit gypor në Hot të Plavë-Gucisë. Nëse nuk e përkrahni këtë projekt fantazmë, a kini ndërmarrë ndonjë veprim në këtë drejtim?!

Heshtja dhe mos deklarimi i juaj është aprovim në heshtje i kësaj nisme famëkeqe.

Hoti dhe hotjanët janë deklaruar qartë se kundërshtojnë ashpër këtë projekt. Po Ju !

Si një bashkëvendës i juaji nga Hoti mbi Plavë, një vendbanim ky i lanë anash qëllimisht nga institucionet e shtetit malazias, për deri sot jam i zhgënjyer në të thirrurit e popullit, gjegjësisht përfaqësuesit shqiptarë te tyre në institucione dhe jashtë tyre sepse heshtën kaq gjatë për Hotin.

Kur ishte rasti i njëjti në Vuthaj me Mini-Hidrocentralin Gypor reaguat dhe u deklaruat si subjekte politike, po ashtu edhe me rastin e Deponisë në Martinaj reaguan disa. Pse vallë heshtni për Hotin si partitë, e edhe shoqatat tona në Plavë-Guci, të Plavë-Gucisë?!

A thua vallë nuk qenka në sferën e influencës apo interesit tuaj, apo ndoshta për Ju, Hoti nuk na qenka në Plavë-Guci, apo ndoshta u jeni nënshtruar atyre që tentojnë të nënshtrojnë Hotin në bashkëpunim me aparatin shtetëror malazias.

Hoti nuk i gjunjëzohet askujt. Hoti dinë të gjunjëzohet vetëm para Flamurit Kombëtar Shqiptar, siç e ka treguar veten gjithmonë përgjatë historisë, por assesi nuk ju nënshtrohet apetiteve të atyre, që me dorën shkatërrimtare dëshirojnë të prekin në trojet tona.

Dërgoi për publikim, Ramiz Lushaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.