Abdixhiku: Nga buxheti 1.9 miliardësh në Kosovë, 1.4 miliard në paga

0
356

Merreni si të doni, spitalet mjerim, shkollat PISA, gjyqësorët krim e të rinjtë e papunë

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë pas votimit të Ligjit për Pagat në Kuvendin e Kosovës se nga buxheti 1.9 miliardhësh, 1.4 miliard euro janë ndarë për paga dhe skema në vit.

Që ta dini, nga sot, – 740 milionë euro paga; – 660 milionë euro skema”.

Lajm shumë i mirë për përfituesit e sektorit publik; pabarazi enorme për secilin tjetër në sektorin privat e të papunë. Merreni si të doni, por – për të gjithë bashkë – spitalet mjerim, shkollat PISA, gjyqësorët krim e të rinjtë e papunë do të jenë të zakonshëm për shumë kohë. Popullizmi këtë ka”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.