Lika Prishka Burgjia
AH PA TY !!!
Ah kjo kohë, si veriu iku
Pa ty vetmia, shpesh më rrethon
Krejt, gëzimin në zemër ma fiku
Edhe shpirtin, më shumë ma ngacmon
Ah kjo kohë, s’po ndahet, shiu
Gjithçka pa ty, mua më ngriu
Krejt gjithë, këtë qiell e nxiu
Më la dhe mua, pa zemër njeriu
Dhe moti, sot i vetëm si unë
Pa ty as kjo natyra, s’ka bukuri
Ah dhe ai, është i mërzitur shumë
Larg teje unë, s’kam dashuri
Dielli pa ty, humbi të gjitha rrezet
Ah ngrohtësinë e tij, s’di ku t’a gjej
Pa ty trëndafili, s’hapi më petalet
Më aromën, bukurinë, s’ja ndjej
Dhe ky shiu po bie, bie pa pushim
Ah pa ty po qaj, unë dhe shpirti im
Lotët si shiu, më derdhen pa ndalim
Pa ty krejt kjo jetë, s’ka më kuptim
Ah në qiell shikoj, veç për ty mendoj
Retë zhduken, qielli i gjithë u boshua
Çdo gjë e zezë iku, shiu ndaloj
Dhe unë pa ty, kjo vetmi mu largua
Pas pak mijëra ngjyra, doli një ylber
Ah në zemër, më erdhi pranverë përsëri
Se kjo mbrekulli, më rrëmbeu si atëherë
E në të gjithë qiellin, pamja duket bukuri
9.11.2016. Athinë. Greece
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar