Ai dhe ata

0
379

Zymer Mehani

(Pushtetari i ndërgjegjshëm dhe pushtetarët e pandërgjegjshëm)

I
Askush nuk udhëhiqet më mirë se ai nga opinioni i shumicës dhe, nga ana tjetër, nuk ka njeri që të mbështetet më shumë se ai në gjykimin e shëndoshë…
Ai nuk rrënon asnjëherë, aq më pak në kohë pandemie.

Karakteri i tij është tërësisht i lirë nga çdo lloj grykësie… Ndërkohë, tek ai nuk gjen asnjë shenjë fodullëku apo ndjenjë superioriteti… Në mesin e punëve më të mëdha ai mendon për miqtë e tij të varfër dhe, nga koha në kohë, u kthehet studimeve të tij, të cilat i do kaq shumë… Çfarëdo autoriteti që i jep atij rangu dhe çfarëdo influence që ai gëzon për shkak të favoreve të një sovrani të fuqishëm, ai i vë ato në shërbim të publikut, ose të miqve të tij.

Ka qenë gjithmonë tipar i karakterit të tij që të ndjehet i detyruar ndaj të tjerëve dhe, mrekullisht, gjithmonë i gatshëm për ta… Askush nuk është i gatshëm si ai të bëjë një të mirë pa pritur asgjë si shpërblim. Ai prore u është mirënjohës Familjeve të Dëshmorëve, që për interesa madhore të atdheut i falën bijtë dhe bijat më të denja. Kurrënjëherë s’i tradhëton idealet e Adem Jasharit, të Zahir Pajazitit e të SANDOKANIT. Ai është besnik ndaj kombit e atdheut. Ai është atdhedashës, prandaj mendon shqiptarisht.

II
Ata mendojnë se janë më të mençurit, madje të vetmit. Fakti që ata asnjëherë nuk e shpjegojnë dot pse vazhdimisht e kundërshtojnë njëri-tjetrin, mjafton për të kuptuar se ata nuk e dinë të vërtetën për asgjë. Ata, madje, nuk kuptojnë as veten e tyre.

Mendimi që ata kanë për veten e tyre është kaq i lartë, saqë sillen sikur të ishin vërtet në Parajsë. Ata i shohin me nënçmim dhe keqardhje të tjerët sikur të ishin krimba. Ata kanë vetëm fjalë të mëdha dhe terma që i shpikin vetë. Ata janë kaq të papëlqyer nga njerëzit, saqë konsiderohet fat i keq nëse dikush i ndesh ata rrugës dhe, megjithatë, ata janë shumë të kënaqur me veten e tyre.

Ngaqë ata vetë nuk dinë të lexojnë, e konsiderojnë gjënë më të mirë faktin që s’kanë asnjë kontakt me librat.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.