Albanitja në Pakistan

0
418
Pajtim Xhelo

Albanitja në Pakistan

” Kijo etë çupa! ” dëgjoi ushtari,
Pas tij dy burra dhe një vashëz perri,
Edhe ca të tjerë rrinin aty pari,
Një çast mendoi se ish në Shqipëri..

Kishin ardhur me shërbim nga Kandahari,
Në misionin e Natos nga Tirana,
Shqipen e çalë dëgjoi ky shqiptari,
Dhe pa burra të gjatë gjer në tejana.

Çupa dita, çupa il” tha burri pranë,
E përkëdheli atë vashëz si zana,
Ca fjalë të arta në shpirt se ç’i ranë,
Ushtarit paqeruajtës nga Tirana.

Të ndryshme veshjet, të ndryshme dhe ngjyrat,
Nuk dukeshin as pakistan’ , as afganë,
Gratë me pala, zbuluar dhe fytyrat,
Burrat me jelek, si epirotët tanë.

Mes racës së largët ç’kërkonin shqiptarët,
Pa fjalët tona sa bukur i shqiptonin,
Gjaku i ftoi, u afruan ushtarët,
Tek ata që të parët po u kujtonin.

” Ju folët gjuhën tonë? ” Pyet ai,
” Ju folkeni shqip këtu në Pakistan?”
Si dit’ e si ili, çupa si perri,
Tha : ” Na folmë skipë, na jemë alban! ”

Duke qeshur, shtoi : U jem albanite,
Ki, atu, est ati im, njëloj, alban,
Jemë rrugënë ga ju, milëra vite,
Leksander istë i jonë Paritan.

Zot, sa bukur fliste vasha albanite,
Ashtu fëshfërinte uji nga burimi,
Edhe pse larguar me mijëra vite,
Gjuha e Lekës, simbol i ngadhënjimit.

Kjo vajzëpranverë, dritëz albanite,
E mallëngjeu këtë ushtar të ri,
I kujtoi krenarinë pellazgjike,
U ndie një Aleksandër dhe ai.

Agim ( Alb ) paskemi qenë ne shqiptarët,
Agun e jetës Zoti ynë na pruri,
Kështu, si ne, paskan folur dhe të parët,
Po pse mallkimi n’udhëkryq na përzuri?

Pajtim Xhelo, 19 dhjetor 2019 (Në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit jeton një fis i quajtur “Alban” që flet akoma një shqipe shumë të vjetër, që ka mbetur aty në kohën e pushtimeve të Aleksandrit të Madh. Kjo është një provë e madhe, që tregon se Aleksandri i madh fliste shqip, pra gjuha e maqedonasve ishte shqipja, maqedonët ishin ilirë.)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.