AMANETI I DËSHMORËVE dhe MËNGJESI I PËRGJAKUR

0
479
Bajram Bashota

Bajram Bashota

AMANETI I DËSHMORËVE

Amaneti i dëshmorëve është thesar
Është thesar më i çmuari margaritar
Që dhanë çdo gjë për atdhe e për popull
Në frymen e fundit lan këtë porosi
Ta ruajmē atdheun, ta ruajmë lirinë
Mos ta harrojmë kurrë as demokracinë
Se kjo është i vetmi shpëtimi
Èshtë përparimi i shtetit është vetëm baskimi
Nëse pushtetarët s’punojnë sipas këtij amaneti
I shlirojnëkollonat nisin me ba hile
Armiqtë e shqiptarëve gjithë do t’ua lanë ngile.

Zemra s’po më flen ne asni parti

Zemra s’po më flen në asnji parti
Si tua qes votën kur punojnë veç pèr veti
N’hall e rrigë të madhe ka mbetë moleti
S’din si t’ia bëj qaren veti.

Me një euro në ditë a mbahet familja
Ku gjithë ditën ankohen nënat e fëmija
Çdo ditë në tubime gojën plot për popull
Por kur lypet vepra punve u bien rrotull.

Këto gënjeshtra e mashtrime popuulli i ka kutue
Asnjë parti s’po dojshin me votue
Edhe nē këto fushata ujët trubull po u vjen
Tue i thanë njëra tjetrës ti je qen, jo ti je qen!

Këto parti s’janē tue i lanë vend askun veti
Se i ka marrë vesh krejt mileti
Se i ka kaplue grykësia e hajnia
S’do t ‘i votojnë ma veç do të rrinë te shtëpia.


MËNGJESI I PËRGJAKUR

tregim

Dy krisma pushkësh u dëgjuan në atë mëngjes vjeshte, që kishte ra një brymë sa që e kishte bërë bardhë barin e gjelbërt. Dikush në dhomë foli :

— Keq krisën ato pushkë ! Boll keq kërsitën — tha tjetri duke pirë çaj.

Të gjithë u brengosëm për ato krisma, që na u dukën krisma të këqia sikur do na sillnin një lajm të keq, një lajm të kobshëm.

Nuk vonoi dhe erdhi lajmi i keq sa na tronditi të gjithëve se familja Bajrami ishte grindur me familjen Abazi pse barinjtë e familjes Bajrami, i kishin kullotë bagëtinë në livadhin e Abazëve. Dhe kish krisë belaja në mes tyre dhe një i Abazëve kishte zënë pusi me një pushkë, ishte i pa shpirt. Përdori armèn dhe vrau babë e bir. Menjëherë na erdhi ai lajm i zi dhe e gjithë shtëpia u tonditëm nga ai lajm në fshatin tonë.

Sirenat e ndihmës së shpejtë nuk pranin as alarmi i sirenave të policisë. Kështu ai i pa shpirti i Abazëve hapi dy varre atë mëngjes, vrau fqinjtë e vetë, babë e djalë. Nusja me tre kalamaj mbeti e vejë bashkë me vjehrrën, i humbën shtyllat e shtëpisë, humbën krahët e punës të shtëpisë. Mbetën qyqe të rremit të pambrojura prej askujt. Si t’ia bënin hallin, si ta vazhdonin jetën pa dy shtyllat e shtëpisë?

Dorasin e prangosën policia dhe e dërguan në burg, kurse babë e bir i vorrosën në varret e fshatit po të njëjten ditë. E gjithë fshatin e kishte kapluar pikëllimi, që fshatit i shtoi aq shumë mërzi e pikëllim sa s’mund ta merrni me mend.

Atë ditë në fshat mbretëroi zia e pikëllimi po edhe solidariteti i fqinjëve t’u qëndrojnë afër atyre dy grave dhe atyre kalamajve jetima, që nuk kishin ndihmë përveç ndihmës së fqinjve të mirë e solidarë, e ngushëllues të vërtetë.

Në saje të fqinjëve të mirë dhe të urtë ata arritën te mbijetojnë dhe t’i rrisin fëmijet gjersa u bën krahu i punës së familjes e cila kisbte pësue një tragjedi të madhe e që e përballoi në saje të fqinjve të mirë e human e zemërbardhë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.