ANTIPËRBUZËSE

0
549

Faslli Haliti

ANTIPËRBUZËSE

Doli plugu
Nuk e përbuzëm parmendën,
Përbuzëm ata që s’iu ndahej shpirti
Nga përmenda.

Doli
Traktori,
Nuk i përbuzëm qetë,
Përbuzëm ata që nuk iu ndahej shpirti
Prej qeve.

Doli
Kandili,
Nuk e përbuzëm pishën,
Përbuzëm ata që s’u ndahej shpirti
Prej pishës.

Doli
Llamba me vajguri,
S’e përbuzëm kandilin,
Përbuzëm ata që s’u ndahej shpirti
Prej kandilit.

Doli neoni
S’e përbuzëm llambën me vajguri,
Përbuzëm ata që s’u ndahej shpirti
prej llambës me vajguri.

Doli këpuca,
S’e përbuzëm opingën,
Përbuzëm ata që s’u ndahej shpirti
Prej opingës.

Doli makina,
S’e përbuzëm karrocën,
Përbuzëm ata që s’u ndahej shpirti
Prej karrocës.

1994

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.