Aktualitet, 28/02/20
Botuesi dhe analisti Henri Çili është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm për llogari të policisë së Gjirokastrës.
Ai akuzohet për korrupsion te organet e drejtësisë. News24 shprehet se bashkë me Çilin janë arrestuar dhe 7 persona të tjerë, mes tyre dhe një avokat, të cilët dyshohet se janë transferuar nën forca të shumta policore drejt Gjirokastrës.
Hetimi për veprën penale që akuzohet Çili, ka filluar që në shtator 2019 dhe botuesi është kapur në përgjimet e prokurorisë.
Urdhër arrestet janë lëshuar nga prokuroria e Përmetit me akuzën për ndikim të paligjshëm ndaj një gjyqtari për lirimin e një personit të dënuari.
Nga prokuroria janë bërë muaj të tërë hetime e vëzhgime. 7 urdhër-arreste janë ekzekutuar në Tiranë e Përmet.
Ndërkohë, janë shoqëruar dhe persona të tjerë, që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë bërë dhe kontrolle banesash.
Po kështu, është ushtruar kontroll dhe në universitetin që drejtohet nga Çili, Universiteti Europian i Tiranës, për të gjetur personin në fjalë, i cili më pas është lokalizuar në banesën e tij, ku dhe i është bërë i ditur urdhri i arrestit.
Fillimisht është bërë shoqërimi i tij në policinë e Tiranës dhe më pas është dërguar në policinë e Gjirokastrës. Procedimi ka nisur që në shtator të vitit të kaluar, për akuza si ushtrim i paligjshëm i ndikimit te organet e drejtësisë, mashtrim, falsifikim, pastrim parash. /Opinion.al
Arrestimi i Henri Çilit, policia jep detajet
Kronikë – 28/02/20
Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin ku u arrestua botuesi dhe analisti Henri Çili.
Kreu i Policisë së Shtetit, Ard Veliu ka deklaruar se Çlili akuzohet për fshehje e të ardhurave, pastrim parash, falsifikim i dokumenteave, mashtrim, ushtrim i paligjshëm, falsifikim i dokumenteve në bashkëpunim.
Veliu tha se hetimet në kuadër të operacionit të koduar “Mezhgorani” kanë nisur prej 6 muajsh nga policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me prokurorinë e Përmetit. Sipas Veliut, operacioni kishte në fokus veprat penale “Falsikimin e parave”, “Falsifikimin e dokumentesh”, “Trafik lëndësh narkotike”, “Trafik lëndësh eksplovive”.
Po ashtu gjatë këtij operacioni i cili u shtri në 5 qarqe të vendit, janë arrestuar dhe dhjetëra persona të tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi
Operacioni policor i koduar “Mezhgorani”.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posacme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Përmet, pas një hetimi 6-mujor, në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2019, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, finalizuan me sukses operacionin policor “Mezhgorani“.
Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” “Falsifikimi i kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Si rezultat i provave ligjore të administruara, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të lëshuara nga Prokurori i Çështjes në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe konkretisht:
Xh. S., 37 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
N. M., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
S. T., 38 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A. H., 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
S. R., 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
E. B., 31 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A. M., 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
E. A., 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
L. A., 29 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
E. Ç., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A. H., 41 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A. (S.) H., 37 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
E. K., 33 vjeç, banues në Këlcyrë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A. D. (M.), 56 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
Sh. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
S. F., 60 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;
B. F., 57 vjeç, banues ën Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;
H. Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.
E. (G.) A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” “Mashtrimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
I. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim;
L. J., 56 vjeç, banues në Patos, i dyshuar për veprat penale “Falsifikim te dokumenteve”dhe “Mashtrimi”;
A. A., 20 vjeç, banues në Lazarat, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;
E. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;
R. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
K. M., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
E. X., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit në krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
K. B., 24 vjeç, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
A. B., 20 vjeç, banues në Ballsh, i dyshuar për veprat penale “Organizimi i lotarive pa lejuara”dhe “Moskallëzim krimi”;
Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 6 persona dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 12 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale që kanë lidhje me procedimin.
Më parë është bërë arrestimi i shtetasve:
E. B, banues në Shkodër, arrestuar më datë 23.12.2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
S. S, banues në Përmet, arrestuar më datë 18.10.2019, për veprën penale , aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
Z. B., banues në Shkodër, arrestuar më datë 31.10.2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
I. R., banues në Shkodër, arrestuar më datë 23.12.2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
F. R, banues në Tepelenë, arrestuar më datë 22.02.2020, për “Armëmbajtje pa leje”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
E. A., banues në Tiranë, arrestuar më datë 23.02.2020, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
D. D., banues në Përmet, arrestuar më datë 23.02.2020, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
Këtyre personave ne 4 episode te ndryshme kohore iu është bërë e mundur t’i sekuestrohet sasia prej 128 kg lëndë narkotike cannabis sativa, droga të forta në formë dozash heroine dhe kokaine, 2 kallëpe lëndë plasëse tritol, shuma parash prej 10 million lekësh, shuma prej 7500 euro, 3500 euro të dyshuara të falsifikuara, 7 automjete, dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe kontrata noteriale të ndryshme.
Në kuadër të operacionit, sot më datë 28.02.2020 u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për kontrollin e 61 banesave, 10 ambienteve Njësi Shërbimi, kontrollin e 33 automjete dhe gjatë ekzekutimit të këtij vendimi u sekuestruan:
3 pushkë automatike me silenciator, 2 automatik kallashnikov, 8 kallëpe lende plasëse tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 13 automjete te markave te ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Në këtë operacion u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër Fier e Tiranë, Forca e Posacme Operacionle në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër.
Nga ana jonë u kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Prodhimi dhe shitje narkotikeve“, “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, Falsifikimi i kartëmonedhave”, Falsifikimi i dokumenteve”, “Moskallëzim i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mashtrimi”, “Fshehje te ardhurave”, Organizimi i lotarive te palejuara”, “Shpërdorim detyre”
Operacioni është në vijim e për këtë arsye nuk mund të bëjmë me dije detaje që cenojnë vijimësinë e operacionit.
Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar pa kompromis, krimin e organizuar dhe krimin në përgjithshësi, ndaj fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet, duke u garantuar reagim të shpejtë profesional e anonimat të sigurt për qytetarët. /Opinion.al
Flet avokati i Henri Çilit: U vetëdorëzua, kemi prova dhe fakte
Opinion.al – 29/02/20
Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, i cili u arrestua mbrëmjen e së enjtes nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore në të paktën dy raste për të dënuar me burgim të përjetshëm, në këmbim të parave, nuk ka dhënë ende dëshmi për Prokurorinë e Përmetit lidhur me akuzat.
Avokati mbrojtës i botuesit, Andi Duraj, i thanë Zërit të Amerikës se ai ka qenë në dispozicion në çdo kohë, por deri mesditën e së shtunës zoti Çili nuk është marrë në pyetje nga Prokurori i Përmetit Asllan Bajrami.
Sipas zotit Duraj pritet që Çili të dëshmojë para Gjykatës së Përmetit lidhur me akuzat në sancën për vlerësimin e masës së sigurisë që ende nuk është përcaktuar se kur do të zhvillohet, të dielën apo të hënën. Avokati mbrojtës i Andi Duraj i thanë Zërit të Amerikës se “akuzat janë të manipuluara dhe se në gjykatë do të paraqesë prova e fakte në mbrojtje të klientit të tij”.
Avokati tha gjithashtu se donte të saktësonte se Henri Çili nuk ishte arrestuar, por vetëdorëzuar në polici rreth orës 22 të së enjtes pas një urdhër-arresti të lëshuar në orën 08:15 të po asaj dite.
Henri Çili ra në rrjetën e drejtësisë, ndërsa prokuroria e Përmetit kishte nisur hetimet për një episod transporti lëndësh narkotike nga Shqipëria në Greqi. Mes personave të përfshirë, në këtë hetim, në faza të ndryshme, falë përgjimeve, ishte dhe Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së Çilit, një person me precedentë të mëparshëm penal.
Pikërisht bisedat e Ajdinit me botuesin dhe opinionistin Çili, zbuluan, sipas dokumentave të prokurorisë, përpjekjet e këtij të fundit për të kërkuar favore pranë sistemit të drejtësisë, për të paktën dy raste. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.
Po ashtu dhe, në një tjetër rast, për një të dënuar tjetër po me burgim të përjetshëm. Në të dyja rastet, sipas prokurorisë, rezulton se Çili ka marrë para në këmbim të shërbimit që ai do të kryente.
Dokumentat e hetimit nxjerrin në pah faktin se në mesin e muajit janar, në mjediset e një hoteli në Tiranë, Çili rezulton të ketë biseduar me drejtuesin e një organi të lartë të Drejtësisë të cilit i ka kërkuar që të ndikojë që të trajtoheshin sa më shpejt rastet e të dënuarve për të cilët ai kishte marrë përsipër të ndërhynte. Funksionari i drejtësisë nga ana e tij mësohet t’i ketë premtuar se dosjet e tyre do të jenë mes 50 të parave.
Duke qenë se bëhet fjalë për dosje që ndodhen në Gjykatën e Lartë, vëmendja mediatike u përqëndrua te gjyqtari i vetëm i kësaj Gjykate Ardian Dvorani. Ky i fundit mohoi dje në mënyrë kategorike të jetë përfshirë në këtë histori. “Për një gjë jam i sigurtë, që kjo dosje nuk është trajtuar me prioritet, sepse me kompetencat që ushtroj për momentin, si drejtuesi i Gjykatës së Lartë, nëse çështja do përshpejtohej, e para kush do ta shqyrtonte? Dhe nëse këshilltari do ta merrte për ta parë dosjen me prioritet, atë do ta merrte me firmën time”, shpjegoi zoti Dvorani për gazetarët duke mohuar të ketë patur biseda të cfarëdollojshme me Çilin.
“Nuk e di kur mund ta kem përshëndetur shumë muaj më parë zotin Çili”, ju përgjigj zoti Dvorani pyetjeve nëse kishte komunikuar me botuesin apo ishte takuar me të. Mbetet mister se kush është funksionari i lartë i drejtësisë dhe pse nuk është vepruar ndaj tij, duke qenë se më së paku ai mund të dyshohet për moskallëzim të krimit për ndërhyrjen që ka patur nga Çili, i cili përfundoi në pranga edhe për këtë episod.
Sipas hetimeve, botuesi Çili, dyshohet për të paktën 6 vepra penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim. /VOA
Kush është gjyqtarja që dekonspiroi operacionin për arrestimin e Çilit
01/03/20
Operacioni i koduar “Mezhgorani” ku u arrestua botuesi dhe analisti Henri Çili, u dekonspirua nga një gjyqtare. Sipas “News24”, Çili është njoftuar nga një gjyqtare, e cila e ka vënë dijeni atë nëpërmjet familjarëve se do të arrestohej.
Për këtë arsye, gjyqtarja është përjashtuar nga procesi, çka ka qenë edhe shkaku për anulimin e seancës së sotme e parashikuar në mesditë ku do të jepej masa e sigurisë për 30 persona të arrestuar.
Për pasojë ndaj gjyqtares Yrvete Shkreli do të bëhet kallëzim për akuzën “shpërdorim detyre”. Ndërkohë, më herët gjyqtari Dritan Hasani është larguar për shkak se ka pasur shok klase Betim Shkupin.
Çlili akuzohet për fshehje e të ardhurave, pastrim parash, falsifikim i dokumenteave, mashtrim, ushtrim i paligjshëm, falsifikim i dokumenteve në bashkëpunim. /Opinion.al
Rinis me të njëjtin gjyqtar seanca ndaj Çilit dhe të arrestuarve të tjerë
01/03/20
Ka rinisur sërish seanca në Gjykatën e Përmetit ndaj botuesit Henri Çili dhe 29 të arrestuarve të operacioni “Mezhgorani”. Gjyqtar i çështjes qëndroi Dritan Hasani, pasi është vlerësuar që nuk ka konflikt interesi.
Shkak i shtyrjes së seancës u bë konflikti i interesit mes gjykatësit dhe një prej të arrestuarve me të cilin ka njohje personale. Mësohet se Hasani ka pasur shok klase Betim Shkupin.
Kujtojmë që një ditë më parë Çili ka mohuar të jetë i përfshirë në ndikimin e gjyqtarëve apo të ketë fshehur të ardhurat, akuza këta të ngritura nga prokuroria e Përmetit.
Para oficerëve të policisë gjyqësore, Çili është shprehur se akuzat janë të manipuluara dhe se provat do ti paraqesë në momentin e duhur. Prokuroria thotë se kunati i botuesit, Gazmir Ajdini, ka patur rol kyç në bisedimet mes babait të dy të dy vëllezërve nga Lazarati, Arbion dhe Alban Aliko, shtetasi Adil Aliko. /Opinion.al