ASCIACIONE POETIKE

0
189
Atdhe Geci - Republika e Çamërisë

ASCIACIONE POETIKE

Le të çelë ajri dhe uji i nemitur
le të çelë rëra dhe guri i lumit
njeriu fijeve të barit i gëzohet
e dhuratave të mira të natyrës
Ëndjen e ajrit e ndiej çdo çast
tek lulja që merr frymën e ajrit
Lyra, me ty e njoha të bukurën
dhe gjakun tim të dashurisë!
Shpirt, je muzikë e lashtësisë
oktavë e tinguve kryengritës
je art që ¬lulëzon nga dhuntitë
Zemër, tek kjo tokë e heshtur
një heshtje e shkuar i shkruan
heshtjes së ardhshme; zgjohu,
dita e sotme ka nisë të ngrohet.
Lyrë, o toka ime e dëshpëruar
më e afërta ime, e përzemërt
ti më bëre që ta njoh dashurinë
ëndrrën e të gjitha materjeve!…

Atdhe GeciDortmund, 2021

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.