Australi, babai shqiptar akuzohet për vrasjen e së bijës, pasi doli natën me shoqet

0
600
Sabrina Lekaj me të atin, Petritin

TCH, 24/07/2019

Petrit Lekaj, një shqiptar në Adelaide të Australisë, me origjinë nga Shkodra, po mbahet nga policia si i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj, pasi kishte dalë me shoqet gjatë natës.

Pamje nga skena e vrasjes

20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinë, e goditur me thikë, pak orë pasi ishte ndarë nga shoqet. Mamaja e saj telefonoi policinë të paktën një orë pasi vajza kishte vdekur.

Sabrina Lekaj me të atin, Petritin dhe të ëmën, Rominën

Policia gjeti babain 49-vjeçar pranë saj, brenda në makinë, të lyer me gjak dhe me plagë thike në bark. Policëve iu desh të thyenin xhamin e makinës që t’i nxirrnin të dy. Babai u mor në pyetje dhe më pas u mbajt i arrestuar, ndërkohë që ndaj tij është ngritur akuza për vrasjen e së bijës. Ai pritet të dalë në gjyq këtë të premte, pasi është operuar për plagët.

Sabrina Lekaj

Shoqja e ngushtë tha për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim, se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar mbrëmjen duke festuar me të, deri natën vonë.

Sabrina Lekaj

Vajza njihej si studente e zonja dhe pianiste e talentuar. Gjimnazin e kishte mbaruar në vitin 2016 me mesatare 99.36, ndërsa tani ishte duke vazhduar shkollën e lartë për imazheri mjekësore dhe piano klasike, me rezultate të shkëlqyera.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.