BURRI SHQIPTAR – BUDALLA, BURRI GJERMAN – I ZGJUAR…

0
994

Arben Çokaj

Shqiptari nuk di si të mbajë një grua, gjermani po!

Ndenjat inferiore të shqiptarëve, kanë si burim kryesor pushtimin e gjatë osman dhe islamizimin. Ato nuk na kanë ndihmuar të bëhemi një komb më i zhvilluar dhe më i mirë, përkundrazi, na kanë futur një një spirale mosbesimi për vetveten e njëri-tjetrin dhe po shënojmë humbje pas humbjesh si shoqëri.

Ndjenja inferiore para të huajve, të burrave e grave shqiptare, dhe kapërdisja para njëri-tjetrit, sidomos kur shqiptari ka një post diku, para e pushtet, është një tipar real por edhe psikologjik i shoqërisë sonë, që duhet trajtuar me kujdes e terapi, pasi na dëmtomn në vazhdimësi, na e korrupton shoqërinë tonë dhe na bën të humbim terren para të huajve… nuk po na lë të ngrihemi!

Në këtë kontekst, po e trajtoj edhe këtë histori të një vajze shkodrane, që u martua në Gjermani. Naser Aliu do e trajtonte ndryshe, do i jepte të drejtë gruas me siguri…

Një vajzë shkodrane martohet në Gjermani, dhe burri i saj punonte, në një restorant, ku punojnë shumë shqiptarë. Por asaj i doli burri budalla… se e ndau… dhe ia prishi letrat… ndërsa burri gjerman i doli i zgjuar, se ia bëri zap!

Ajo kishte filluar të punonte në një pikë karburanti, ku u njoh me një gjerman, ndjenja inferiore e saj, kundrejt gjermanit, dhe ideja se ajo po shkon me një të huaj, me një gjerman, e bëri atë që të tradhëtonte burrin e saj shqiptar, i cili rrinte shumicën e kohës në punë…

Kur e mori vesh burri shqiptar, iu duk sikur i ra tavani kokës… Sa e fyejnë burrin shqiptar, shqiptaret, vështirë se e bën kush tjetër, por duket se kanë edhe të drejtë, përderisa shqiptarët nuk kanë qenë në gjendje të mbrohen nga pushtimi osman dhe nuk janë në gjendje të ndalin eZanin, që i shurdhon përditë dhe i mbushë me inferiotitet para tjerëve… Burrat shqiptarë nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë një shtet të zhvilluar, që të ndihen krenarë me arritjet e tyre, etj.

Ai e ndau gruan shqiptare dhe ajo humbi qëndrimin në Gjermani dhe u kthye në Shqipëri. Këtu shqiptari doli burrë budalla, se ia prishi letrat gruas?!

Vajza shkodrane në fjalë mbajti lidhje me atë gjermanin dhe i hyri procedurës që të shkonte prapë në Gjermani, ku do të martohej me gjermanin, i cili ishte edhe shkak i prishjes së martesës së saj me shqiptarin. Më në fund ajo ia doli, u martua me gjermanin dhe kanë një vajzë bashkë. Jetojnë të lumtur, e me respekt reciprok…

Gjermani u tregua burrë i zgjuar, ai e trajtoi gruan shqiptare ashtu si e meritonte, me respekt e dinjitet – si një grua, të cilës nuk mund t’i besosh, pasi ajo e tradhëton burrin e saj.

Dhe kështu, gjermani i tha asaj, se për aq kohë sa ata do të jenë bashkë, ajo nuk do të lejohet të flejë asnjë natë, pa qenë prezent edhe ai aty…

As në Shqipëri nuk e lë të vijë për vizitë te prindërit, nëse ai nuk do të vijë bashkë me të… e kur vjen, ngjitet maleve, se i pëlqen të ngjitet maleve… Pra, po e përdor gruan si skllave seksi…

A mundet një burrë shqiptar t’ia bëjë këtë një gruaje shqiptare? Kurrë, se do quhej i prapambetur, fanatik, por burri gjerman pra po ia bën, dhe quhet burrë i zgjuar, se është i huaj, është gjerman…

Gratë shqiptare i tolerojnë tejmase burrat e huaj… nga ndjenjat inferiore që kanë… Ndërsa burrit shqiptar ia vënë këmbën në fyt, budallait, se ashtu e meriton, apo jo?!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.