Çanakaleja ishte varri i shqiptarëve

1
1892

– Nga Gani MEHMETAJ – voal.ch | 4 janar 2016

Një hoxhë nga Shkodra në një veb faqe islamike gënjen pa fije turpi kur shkruan se në betejën e Galipolit (Çanakalesë), Turqia e mbrojti islamin, ndërsa, sipas tij, shqiptarët iu përgjigjen ftesës së xhihadit kundër të krishterëve

Në disa mjedise të islamizmit xhihadistë, nëpër xhamitë ku hoxhallarët shesin përralla për luftën e shenjtë kundër të krishterëve, ata përpiqen t’ua mbushin mendjen besimtarëve shqiptarë të paditur e analfabetë për kinse luftën e shenjtë të Galipolit-Çanakalesë. Është ky islami shkretinor që po ua shpërlanë trurin, duke i nxitur kundër kombit të vet. Një hoxhë nga Shkodra në një veb faqe islamike gënjen pa fije turpi kur shkruan se në betejën e Galipolit, Turqia e mbrojti islamin, ndërsa shqiptarët iu përgjigjen ftesës së xhihadit kundër të krishterëve. E vërteta është krejtësisht ndryshe.

Galipoli (Çanakale) ishte varri më i madh i ushtarëve shqiptar të rekrutuar më dhunë e mashtrime në Luftën e Parë. Morën pjesë dhe u vranë nga i pari të i fundit, por nuk ishin në anën e askujt, ishin mish për top.

Refugjatët shqiptar që i braktisën vatrat e tyre (1912-1913), pas masakrës së tmerrshme që bënë serbët e grekët kundër popullatës së pambrojtur, kalonin javët e muajt nën qiellin e hapur, në djerrinat e Edrenes. Autoritetet ushtarake turke nuk e patën vështirë t’i mobilizojnë. U thanë: serbët, grekët e rusët ia bëhen para Grykës së Dardanelëve, duke i frikësuar se do t’ua përdhunonin gratë, nënat e motrat para syve, po nuk e mbrojtën Çanakalen. Burrave të frikësuar u dhanë armë e municion, pak ushqime dhe i futën në llogore. Asnjëri nuk doli gjallë.

Vala tjetër e ushtarëve shqiptarë-nizamë, erdhën nga shkretëtirat arabe. Ata nuk e kishin idenë për ngjarjet në atdheun e tyre, as nuk e dinin se Turqia po shpartallohej, prandaj i futën në luftë pa u dhënë mundësi tjetër. Dhe u grinë nga plumbat e mortajat pa e marr vesh as kundër kujt luftuan as pse luftuan. Ranë pa dinë e pa iman.

Turqia në aleancë me boshtin e krishterë, luftonte kundër anglo-francezëve, po ashtu të krishterë. Shqiptarët luftuan e vdiqën kot.

Pra, në Luftën e Parë Botërore, edhe në betejën e Galipolit luftuan në njërën anë Austro-Hungaria, Gjermani e Turqia (Boshti) kundër Britanisë së Madhe, Francës e Rusisë (Aleanca). Shtetet e krishtera kundër shteteve të krishtera. Turqia u gjend në njërin krah të krishterë. Ndërkaq, shqiptarët e shkretë s’kishin asnjë punë në këtë luftë që ua hëngri kokën. Megjithatë, Austro-Hungaria, Gjermani e Turqia nuk e mbrojtën Çanakalen, që ishte pika e cila do ta mbronte Konstantinopojen (Stambollin).

Trupat angleze e ruse u futën në Stamboll. Humbjet e tmerrshme në Çanakale s’patën asnjë kuptim, sepse synimi i Turqisë nuk u arrit, nuk e mbrojti territorin e vet. Turqinë e pushtuan trupat aleate (Anglia, Franca e Rusia). Kjo është historia që mund ta lexoni në të gjitha librat e qytetërimit Perëndimor, këtë nuk e mohojnë as historianët turq, por ca budallenj islamik gënjejnë, sepse e dinë se besimtarët e tyre nuk lexojnë as nuk dinë të lexojnë. Kështu, hoxhallarët pro serb e pro turq e sajojnë historinë kombëtare sipas porosisë së armikut tonë.

Qe nga ajo kohë Rusia e mori me dhunë të drejtën për të kaluar nëpër Ngushticën e Dardaneleve. Të drejtën e më të fortit e gëzojnë edhe sot e kësaj dite. Kështu, anija ruse në territorin detar turk para disa kohësh ua drejtoi tytat e mitralozave anijeve turke. Erdogani, idhulli i një grushti shqiptarësh islamikë e budallenj, nuk bëri as gek as mek. E mbërtheu frika në shtetin e vet. Rusët janë të rrezikshëm e të fortë për shtetin turk, prandaj provokojnë me arrogancë e primitivizëm.

Ndërkaq, kënga në gjuhën shqipe, e përkthyer nga turqishtja për heroizmat e betejës së humbur të Canakalesë, është kënga më idiotike në gjuhën tonë. Është këngë turpi. Si ta kish porositur Serbia që të thonë: ja budallenjtë shqiptarë për ke luftojnë, ndërsa nuk i dolën zot atdheut të tyre.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.