Çfarë shoqërie jemi?

1
547
Loredana Zefi

Publikimi i Linda Morinës, dasmat e fëmijëve të këngëtarëve, rrahjet në emisione dhe dalja në skenë si kërprudha pas shiut e Loredana Zefit.

Ilir Muharremi Ilir Muharremi

Gjithkund në botë mediat njihen për ndikimin e tyre, por mediat tona kosovare më shumë njihen për lajme politike dhe ato tallava. Ndoshta se faji është se shoqëria jonë është tallava dhe mediat e përdorin këtë. Rrjetet sociale i përdorin e pastaj mediat i plasojnë nga këto rrjete sa për të fituar klikime.

Mediat mund ta ngritin një person në krye të shtetit, por edhe ta rrëzojnë atë në fund të pusit. Pronarët e mediave janë vetëm aktor fallso, kurse regjisorët janë të fuqishmit.

Sapo lexon portalet nuk të duhet të përfundosh ndonjë shkollë të gazetarisë ose shkencat e komunikimt masiv, vet mund të gjykosh që nga televizonet e deri te portale ose ato të shkruarat. Kontrollimi bëhet përmes publikimit të reklamave të cilat finansohen e më së shumti këto i bëjnë grupet politike. Por, nuk arrij ta kuptoj përse mediat vrapojnë pas lajmeve kulturore tallava në vend që t’i plasojnë ato me vlerë të mirëfilltë.

Rasti konkret i cili tashmë po bën bujë mediale është ai i këngëtares Loredana Zefi e cila në Zvicër po akuzohet për mashtrim të një shme të majme parashë. Lajmi nuk po publikohet në Zvicër aty ku e ka vendin, por në Kosovë derisa në shtetin tonë me qindra vjedhje bëhen e nuk bëhet bujë aq e madhe. Aq jemi shoqëri dhe media tallava sa kjo dëshmon pas publikimit të dasmave të fëmijëve të këngëtarëve e nuk është çudi se si pjelli edhe kjo. Kjo është shoqëria jonë.

Zvicra është shtet i fortë dhe nuk e lejon askënd të belbëzoj dhe nëse ishte fajshme ardhja saj në Kosovë do të ishte e pamundur. Është e palogjikshme t’i jepen paratë me dëshirë e pastaj t’i kërkohen, kjo s’ka logjikë. Si duket mediat e bëjnë këtë për klikime. Tjetra nëse parat janë marrë me vullnet atëherë duhet të dëshmohen me dokumenta.

Kosova i jep hapësirë mediale ekstreme një këngëtare e cila si duket po vuan për famën. Mediat në Kosovë brenda ditës të bëjnë i famshëm, sidomos kur ndodh ndonjë kërcënim, ose rrahje në emicion televiziv apo për abuzime seksuale. Më shumë të njohin se sa Marlon Brandon. Linda Morinen, Milaim Zekën, Baton Haxhiun më shumë i njohin se sa Edit Piaf, Andre Boçelli. Ky është mentaliteti tallava i yni. Ai që ofendon ose ai që ekspozohet si budalla gëzon famë më shumë.

Arsyeja përse e shkrova këtë tekst është mllefi kulturor i cili fare nuk trajtohet nga mediat rasti konkret prezantimi i Kosovës në Bienal të Venedikut i cili vetëm shkurt u përmend nga mediat tona, a është një ngjarje tejet madhështore dhe historike. Të hulumothet në saktësi si u prit puna e artistit nga kritika e huaj. E jo t’i jepet hapësirë disa problemeve që nuk na takojnë.

1 KOMENT

  1. O hipokrit, së pari ndërroje ate emer beduinik antishqiptar Muhamrremi… e pastaj fol per Linda Morinën…

    Po qysh nuk turperohesh nga ai mbiemër ne vitin 2019?!!! Emrin fantastik ILIR… mbiemrin katastrofik Abu Muharrem bin Beduini….c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c :p

    Edhe une e kam pasë emrin Mahmuut Gllavurda …por jo më… bëhu shqiptar edhe me mbiemër!

    DARDAN GASHI QE NGA VITI 2008.

    Çmimi 28 euro dhe vullneti me e pshurrr emrin beduinin dhe mbiemrin shkavellik… gllavurda.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.