Çfarë thotë enciklopedia më e madhe e botës, për Gjergj Kastriot Skënderbeun?

0
312
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

Marrë nga Enciklopedia Britannica

Skënderbeu, i lindur si Gjergj Kastrioti, (lindi në 1405, në Shqipërinë Veriore-vdiq, 17 janar, Lezhë), është heroi kombëtar i shqiptarëve.

Biri i Gjon Kastriotit, princi i Ematisë, Gjergji fillimisht iu dha peng sulltanit turk. U konvertua në Islam, dhe u edukua në Edirne Turqi, atij iu dha emri Iskander – në nder të Aleksandrit të Madh – dhe mori gradën e beut (duke u bërë kështu Skënderbe) nga Sulltan Murati II.

Gjatë disfatës së turqve në Nish (1443), në Serbi, Skënderbeu e braktisi shërbimin turk dhe iu bashkua bashkëatdhetarëve të tij shqiptarë kundër forcave të Islamit. Ai përqafoi krishtërimin, rimori posedimet e familjes së tij, dhe në 1444 organizoi një lidhje me princërit shqiptarë, mbi të cilën ai u shpall komandant i përgjithshëm.

Në periudhën 1444-1466 ai me efikasitet dërrmoi 13 invasione turke, rezistenca e tij e suksesshme ndaj ushtrive të Muratit II në 1450 e bëri një hero në të gjithë botën perëndimore. Përgjatë viteve ai mori disa mbështetje nga Napoli, Venediku, dhe papati dhe u emërua nga Papa Kaliksti II kapiten gjeneral i shërbimit papnor*.

Në 1463 ai siguroi një aleancë me Venedikun që e ndihmoi të lëshonte një ofensivë kundër turqve. Deri në fund të jetës së tij ai i rezistoi me suksess invasioneve turke. Pak vjet pas vdekjes së tij, bastioni i tij Kruja ra (1478), dhe Shqipëria kaloi në shumë shekuj të errët nën sundimin turk.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.