COVID-19, KUSH JANË PORTA PËR TË, DASMAT APO MITINGJET?

0
461

Gjithçka e lirë…
E lirë si një mbarim lufte…
E mbyllura hapet…
Jo hapakrahësh tërësisht…
Me dy kllapa anash…
(Ndalohen dasmat…
Dhe klubet e natës…)

Dasma janë bërë…
Edhe në luftë…
edhe në mort,
Edhe në kolerë…
Në Kov-19 JO !
Ndalohen…
Dasma është jetë,
ripërtëritje njerëzore.
gëzim, dashuri, hare…
Bashkë…
Njerëzish të një gjaku,
Një gjinie, një dashurie…

Mitingjet?!
Janë tubime urdie,
politike e partie,
burim epidemie…
Lejuar janë…
Kush më thotë
pse gëzimi ndalohet,
dasmat linçohen,
tubimet lejohen?
Ku korona rrumbullake,
bën vend, strehohet,
në progresion gjeometrik,

SHUMOHET?
Leni dasmat të lira,
njerëzit të gëzojnë,
popullin ta shtojnë…

Abdurahim Ashiku
1 Qershor, dita e vogëlushëve

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.