Dashuria për atdheun ia kalon çdo dashurie tjetër

0
906
Kosova - pavarësi - flamur

Ky titull është thënje e Marin Barletit

Skënder MULLIQI

Me dashtë vendin tënd, është ndjenjë që njeriun fuqishëm e mban zgjuar dhe e mban fuqishem edhe në jetë. Me dashtë është diçka e bukur, por që në diplomaci, nuk është sqaruar shumë kjo, në krahasim më njerëzit e shkrimit, të cilët dashurinë e sqarojnë mirë. Dihet se krijuesit edhe e kanë ndijesinë për të dashur. Krijimtaria dashurinë e paraqet në forma të ndryshme të mendimit karshi asaj që duhet vërtetë dashur. Njerëzit e politikës dhe të diplomacisë në hapësirat gjithshqiptare, duket së nuk kanë mësuar shumë se çka është më dashtë dikend, e veçmas atdheun dhe kombin. Nuk kanë mësuar së për të qenë në krye të politikës, nevoitet edhe ky komponent.

Kjo çka është duke ndodhë më shtetin e Kosovës, nuk është më politikë dhe as diplomaci. Shqiptarët që herët kanë pasur ndërgjgegje për atdheun, kanë shfaqur dashuri e krenari, kanë ndjerë dhembjen, kanë jetur dhe vepruar me idealin e atdheut. E kanë mbrojtur atdheun duke sakrifikuar edhe jetën. Këtë e vërtetuan edhe në luftën e fundit çlirimtare. Sakrifica, bujaria dhe besnikëria, nuk na kanë munguar kurrë, e sot shumë po na mungojnë.

Vetëdija dhe ndjenja shkojnë bashkë. Vetëdijesimi për origjinën, për vlerat sublime karshi etnisë, janë kushte esenciale për ta dashur atdheun, që nënkupton edhe flijimin për të. Sigurisht së për ta dashur atdheun ndikon edukimi famijarë, ndikon edhe rrethi ku jetojmë dhe veprojmë. Ta duam njeri-tjetrin, por mos t’i urrejmë edhe të tjerët. Shembulli më i keq i urrejtjes, janë serbët dhe Serbia, që nuk duken aspak normalë.

Këta e duan vetën, duke i urrejetur të tjerët. Kjo nuk ka lidhje më njerëzorën dhe aq më pak më dashurin e mirëfillitë. Sikur serbët janë popull më kod gjenetik të prishur. Te vrasësh dhe të masakrosh njerëz të pafajshëm, vetëm pse ata e duan atdheun e tyre, e duan lirinë e vet, kjo është krim, dhe nuk ka emërtim tjetër. Gjeneratave të reja, duhet t’ua kultivojmë më shumë dashurinë e ndërsjellë, dashurinë ndaj Atdheut dhe Kombit.

Dashuria për atdheun ia kalon çdo dashurie tjetër” – Marin Barleti…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.