Debutim i suksesshëm i Imerit në kombëtaren e Zvicrës

0
30
Imeri

Në ndeshjen e mbrëmshme Itali-Zvicër 1:1, të zhvilluar në stadiumin “Olimpico di Roma” të Romës, e vlershme për Botërorin “Katar 2022,” përveç Xherdan Shaqirit, të aktivizuar në pjesën e dytë kanë qenë edhe futbollistët Kastriot Imeri dhe Andi Zeqiri, me origjinë nga Peja, gjegjësisht Ferizaj, i Republikës së Kosovës.

Imeri mesfushor i FC ”Servette” të Gjenevës, që është edhe kapiten në shpresat U-21, të Zvicrës, në ekipin e parë të helvetikëve kundër Italisë, është aktivizuar në minutën e 69 të lojës, duke e zëvendësuar sulmuesin Renato Steteffen.

Kurse kah fundi i lojës selektori i Zvicrës, Murat Yakin, i ka dhënë shansin edhe Andi Zeqirit, qendërsulmues tek FC. ”Augsburg” i Gjermanisë.
Zeqiri po të ishte pak më i kujdesshëm fare lehtë ka mundur të shënoj për Zvicrën, në minutat shtesë të lojës.

Mirëpo, gjuajtjen e tij të plogët e ka devijuar jashtë vijës fundore të fushës, Leonardo Bonucci, mbrojtës i azurëve.

Në anën tjetër Yann Sommer, portier i helvetikëve edhe sonte ka bërë ndalje të shkëlqyera të topit, duke dëshmuar se vërtetë është njëri nga portierët më të mirë në Evropë.

Zvicra ka kaluar në avantazh 1 me 0, që në minutën e 11 të pjesës së parë të lojës. Gjuajtja tejet e fortë dhe precize e Silvan Widmer, e ka zënë të shtangur portierin italian Donnarumma.

Mirëpo, gëzimi i zviceraneve është shuar në minutën e 36, kur nga një rrëmujë e krijuar para portës së Sommer, ka shënuar Giovanni Di Lorenzo, duke barazuar shifrat në 1 me 1.

Lojtari më fatkeq i kësaj mbrëmje sportive ishte mesfushori italian Jorge Luiz Frullo-Fino, i njohur me shkurtesën Jorgniho.

Ai penalltinë e akorduar nga gjyqtari kryesor i këtij takimi M.Taylor, në minutën e 90, në favor të italianëve e ka huqur, duke e çuar topin lartë mbi transversalen e portierit zviceran Sommer.

Pas përfundimit të kësaj ndeshjes Pierre Poullier, gazetar sporti në ”Radio Televizion Suisse” kanal i Zvicrës, frëngjishtfolëse ka marrë edhe mendimin e Imerit, përkitazi me këtë takim, me raste të shumta shënimi për të dyja palët.

Imeri, është shprehur mjaft i kënaqur që ka qenë pjesë e kombëtares së Zvicrës, në futboll.
Sipas tij skuadra zvicerane edhe pse me shumë mungesa në formacion bëri lojë të shkëlqyeshme.

Për çfarë ngjashëm mendon edhe tifozëria e shumtë e kuq e bardhëve gjithandej Zvicrës.

ARIF EJUPI

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.