Nga Skënder MULLIQI, Revista Drini – 27 Tetor 2019
Vitet e tetëdhjeta shënojnë fillimin e ndërrimeve dramatike në Evropën Lindore. Filluan levizjët historike kah demokracia. Shteti i Polonisë dhe polakët ishin të parët që thyen mitin e sistemit diktatorial komunist në Evropë. Çfarë është demokracia? Demokracia është një formë qeverisjeje, në të cilën qytetarët marrin vendime politike të mbështetura mbi pushtetin e shumicës. Vjen nga fjala greke demos = popull.
Në qoftë se të gjithë qytetarët marrin vendime – quhet demokraci e drejtpërdrejtë dhe, mund të praktikohet vetëm duke marr parasysh grupe të vogla. Këtu e përmenda vetëm një detaj në zbërthimin e nocionit të gjerë të demokracisë. Kurrë nuk u organizua nga askush ndonjë tubim në shkolla dhe në fakultete, që të rinjëve tanë t’u shpjegohet në mënyrë të detajizuar së çfarë është Demokracia.
Për nocionin e Demokracisë më shumë kan njohuri ata të cilët i studiojnë shkencat politike dhe shkencat juridike. Për nocionin se ç’ka është Demokracia shumë pak e kanë ditur kuvendarët e deritashëm. Nocioni demokraci nuk kufizohet vëtem në atë që të shprehësh lirshëm – Fjala e Lirë (Free Speech). Nuk ndërtohet demokracia më njerëz të logjikës së trashëguar autokratike. Demokracia nuk është anarki. Demokracia nuk thotë që kush të çohet në mëngjes, të vjedhë shtetin dhe popullin e vet.
Demokracia nuk nënkupton shtet për vete, jarana e miq. Me fjalën “demokraci” shërbehen dendur qeveritë, të cilat nuk janë demokratike. Kur një elitë e ngushtë qeveritare e ushtrojnë tërë pushtetin, më qëllim që të mbetet në pushtet për shumë vite, kësaj nuk i thonë demokraci. Këtë formë të ushtrimit të pushtetit e zgjodhën elitat politike në Kosovë.
Çështje më rëndësi, për të cilën duhet mbajtur mend, është së, demokracia është një proces, formë e bashkëjetesës dhe e bashkëpunimit. Ështe formë e evolucionit të vazhdueshëm, e jo formë statike. Ky farë konglomerati politik, që u krijua pas luftës, është duke e gërryer demokracinë nga brenda. Në shoqërinë demokratike, qevereritë janë një prej shumë institucioneve, institucioni kryesor i ekzekutivit, të cilat bashkëjetojnë në sistemin pluralist. Në shoqërinë demokratike, qeveria nuk e ka pushtetin e plotë; aq më shumë, pushteti i qeverisë – kompetencat e tij – në mënyrë të përpikët janë të përkufizuara dhe të kufizuara përmes ligjit.
Kur dikush ngritet mbi ligjin, e në Kosovë patëm të tillë më bollëk, kjo automatikisht bie ndesh më përkufizimet e demokracisë. Shumë raporte ndërkombëtare flasin për nivelin jo të mirë të demokracisë në Kosovë. Është vlerësuar rënie në kategoritë e kuadrit dhe pavarësisë së gjyqësorit, jo nivele të duhura të mediave elektronike dhe të shkruara, e shumë të meta të tjera në sisteme. Demokracia u përdorë–keqpërdor për ta mbajur pushtetin sa më gjatë. Demokracia është proces, andaj, shoqëritë demokratike mënjanojnë padrejtësitë dhe garantojnë një trajtim të barabartë për gjithë… me zgjedhje të reja.
E zgjedhjet e fundit në Kosovë ishin relativisht të mira e të pranueshme, dhe le të shpresojmë se populli që e dha verdiktin e vet me votë do të dëgjohet dhe qeveria e re do i shërbejë më mirë Kosovës! /AÇ