DEPUTETËT FANTAZMË NË PARLAMENT

0
369
Albin Kurti - Isa Mustafa

Nga Binak MAXHARRAJ

Më 6 tetor 2019 votoi populli. E nxori nga loja Pan mafien si shkatërruese e shtetit. E votoi LVV dhe LDK si parti për të bërë ndryshime për ta çuar shtetin përpara.

Por, po ndodhë befasia, këto parti që tre muaj nuk po mund e zgjedhin qeverinë. E turpshme. E palejueshme. Kanë hyrë në qorrsokak.

Ia nisi e para LDK pazarit ?

Çuditërisht ngrehi kurtha në këtë dialog, në të cilat ra vetë dhe s’po mundet me dalë.

Ia nisi befasisht me futjen në lojë postin e Presidentit, që është jashtë suazave të këtyre zgjedhjeve. Po ngulin këmbë sepse qysh tash, pra pas gadi dy vitesh do ta rezervojnë postin për vozhdin e tyre.

E vazhdoi më lojën rreth postit të Kryeparlamentarit. Njëherë LVV ia ofroi këtë postë LDK e refuzoi, ngulte këmbë në postin e Presidentit.

Më 26 dhjetor u mbajtë Seanca për konstituimin e Parlamentit nga deputete e zgjedhur nga populli.

U bë konstituimi i Parlamentit për Kryeparlamentar u zgjodhë Glauf Konjufca i LVV, kurse për nënkryetar i parë Kujtim Shala i LDK më votat e LVV dhe të LDK dhe partive tjera.

Pas, kësaj plasi sherri LDK po kërcente si pula pa krye, duke pyetur si është e mundur, që të zgjidhet Kryeparlamentari pa dijën tonë (anipse ishin ne dijeni), por nuk pyeti se si është e mundur te zgjidhet nenkryetari i parë i parlamentit nga LDK pa dijen e LDK-së.

Pse sillet me dy fytyra LDK në këtë menyrë. A mos vallë në seancën e Parlamentit paskan votuar deputetët fantazma të LDK, që s’i paska parë LDK, kur votuan 28 deputetë të saj. Kësaj i thonë, e gjuajta gurin por e mshefa dorën, apo në stilin po du s’po du, dhe kërkon që të zhbëhet një punë, që ka marrë pjesë në bërjen e saj.

LDK është futë në një rrugë pa krye, duke e vu ngërçin që qeveria të mos zgjidhëet, thjeshtë LDK nuk don marrëveshje me LVV, sepse këtë nuk po e lejojnë njerëzit e kapur nga SHIK brenda LDK.

Si do që të sillet puna në këtë rreth vicioz humbësja do te jetë LDK, sepse nuk do te këtë më shansin, që Vjosa Osmani t’i fitojë zgjedhjet. Është e humbur.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.