DITËN E 28 NËNTORIT TË MADH 2021, RAKI RRUSHI PIU CELULARI IM

0
50
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Mes poezive rebele, me Covid -19
Përçudi?! Celulari im kishte vdekur.
Gjithë Natën kishte pi raki rrushi
Dy shtama me verë të Laydi Di.
Unë Poeti, ende isha gjallë në Shkup.

Djali, më paraqitet në telefonin tjetër
I them: Ka vdekur. Ka pi raki rrushi.
Vetëm Unë, ende kam mbetur gjallë
Dhe, Ky telefon me Covid -19 -të:
Sot, do të dalim te “Parku i Grave”…

(Emërzitshmja)
(Macit vogël Di)

Jo! Nuk vjen më Emërzitshmja
Iku. Shkoi në Parajsë. Rehati.
Nuk ma prish gjumin. Ëndrrat
Rrugë gjeti përmes maleve. Jetë.

Moti kohë e pres. Tri javë, Kopësht
Iu mërzitë jeta mes ferexhezezave
Papritur, u arratis nga njerëzit?!
Edhe, atë: Unë, nuk isha në shtëpi
I arratisur maleve, në Kërçovë:
Me Takimet nën Rsap. Sjetulla.

E shfrytzoi rastin malit. Dhiaren
Mungesën time, herët në shtëpi:
Me vete e mori edhe motrën Liri
Vëllain e Madh. Rrugaç, dilenxhi.

E gjeta, kur u ktheva në kopësht
Mërzitur. Keq, e lodhur nga jeta.
Nuk deshi gëzim. Ushqim. As ujë
Vrik, e dërgova te veterinari.
I cili i dha një ineksion. Infuzion.

Ditën e Nesërme, përsëri te veterinari
Kontrollim: Ineksion. Dhe, Infuzion.
Mëkot. Nuk e shpëtova Cucën Di
Iku, Emërzitshmja. Nuk i pëlqeu
Lulet. “Xhehnetin”. “Xhehnemin”!

Tha: Falë, të qoftë Ty mik “Xhehneti”
Unë, e dua marrëzisht “Xhehnemin”!

Dhe, më la mua Poetin me “Xhehnetin”…

(“Miqtë” e mi Sot – o nuk i vras
me armë – po me raki dëllinje
)

Po. “Miqtë” e mi, Sot: Nuk i vras
Me armë. Po, me raki të dëllinjave.
“Përronit të Thanës”. Dardha gorrice
Kur, Bariu i milte dhentë me kusi
Dhe, ia përcillte Nanës në Shtëpi.

Po. “Miqtë” e mi, Sot: Nuk i vras
Me armë. Po, me raki dëllinje:
Armët e Babait. “Përronit Thanës”.

Dhe, me Dy kusi tambël në Shtëpi…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.