Dosja “K”, 31 pinjollët e krimeve të diktaturës

0
709

Marrë nga Urim Gjata

Po fshihen krimet e mëdha për të spostuar vëmendjen tek peshqit e vegjël të diktaturës.

31 dosjet e para

1- Edi Kristaq Rama, kryeministër.

djali i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Kristaq Rama, firmëtar në ekzekutimet e disidencës shqiptare, rasti më flagrant ai i poetit Havzi Nela. Po ashtu nip i anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka.

###

2- Gramoz Kaso Ruçi, kryetar i grupit kuvendor të PS-së.

Ish-sekretar partie e Sekretar i Parë i Komitetit të PPSH-së së Rrethit të Tepelenës. Ish-ministër i Brendshëm në vrasjet në kufi dhe masakrën e 2 Prillit në Shkodër.

###

3- Taulant Kasem Balla, nënkryetar i grupit kuvendor të PS-së.

Babai instruktor i Komitetit të PPSH-së në Librazhd.

###

4- Ilir Hamit Beqaj, ministër i Shëndetësisë.

Djali i Hamitit instruktor në KQ të PPSH-së dhe ndihmës i Nexhmije Hoxhës.

###

5- Ditmir Sulejman Bushati, ministër i Punëve të Jashtme.

Djali i Sekretarit të Parë të komiteteve të PPSH-së në disa rrethe, ku ka ushtruar genocid me persekutimin e shqiptarëve.

###

6- Milva Ekonomi, ministre e Ekonomisë.

Nusja e djalit të ministrit të diktaturës, Piro Dodbiba.

###

7- Besnik Mit’hat Bare, deputet i PS-së.

Babai i tij ka qenë kryetar dege dhe zëvendësdrejtor i burgjeve. Ka patur një rol të rëndësishëm në masakrat ndaj shqiptarëve.

###

8- Blerina Guri Gjylameti (Maçolli), deputete e PS-së.

Nuse e djalit të ish-oficerit e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Robert Gjylameti.

###

9- Besnik Rrapo Dervishi, kryetar i Komisionit për Informimin.

i biri i ish-anëtarit të KQ të PPSH-së dhe ministër i përjetshëm.

###

10- Vexhi Adem Muçmata, deputet i PS-së.

ish-hetues i diktaturës.

###

11- Erion Luan Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Djalë i dy ushtarakëve të regjimit. Familje enveristësh, si nga fisi i vet ashtu edhe nga nëna, fisi Ormënaj.

###

12- Fatmir Sazai Xhafajinstruktor i Komitetit të Rinisë.

Bashkëshortja vajzë e Hymer Berberit, funksionar në disa ambasada.

###

13- Blendi Pëllumb Klosi, ministër i Mirëqenies.

Djalë ushtarakësh të regjimit diktatorial.

###

14- Ervin Alfred Bushati, deputet i PS-së.

nip i persekutorit me damkë Myftar Tare.

###

15- Saimir Bashkim Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme.

Është nip i oficerit të Sigurimit, Mehmet Kapaj, me profesion bari dhensh. Njihen bëmat e tij në vitet 1966-1982 në Tepelenë, Ersekë apo Elbasan në spiunimin e banorëve të zonës dhe persekutimin e tyre.

###

16- Bledar Melsed Doracaj, drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.

Është nip i Hysen Doracajt, kryetar dege në Ministrinë e Punëve të Brendshme në vitet 1975-1986.

###

17- Blerina Doracaj (Shtylla), këshilltare e ministres Milena Harito (Shteto). Bashkëshorte e Bledarit.

Është vajzë e oficerit të MPB-së, Ilir Shtylla dhe evidencieres së Sigurimit të Shtetit, Natasha Kamberi.

###

18- Bekim Osman Murati, Drejtor i Prefekturave në MPB.

Është djali i ish-Sekretarit të Parë të Dibrës. Për ata që kanë harruar, shoku Osman ka qenë edhe ministër i Tregtisë në kohën e tollonave, në vitet 1982-1990.

###

19- Irma Dashamir Bime, drejtore e Arkivit.

Bija e oficerit të Sigurimit të Shtetit, i cili ka qenë zëvendëskryetar e më pas zëvendësdrejtor i Punëve të Brendshme në Tiranë. Si injorant që ishte mbiemrin e shkruante gjithnjë gabim në “Bimi” e jo “Bime”.

###

20- Zihni Nazif Bime, shef i Burimeve Njerëzore në MPB.

ish-oficer Sigurimi. Xhaxhai i Irma Bimes.

###

21- Besnik Shehu, ish-oficer Sigurimi.

këshilltar i ministrit Saimir Tahiri.

###

22- Valbona Subhi Kaso, drejtoreshë e Përgjithshme në MPB.

E bija e oficerit të Sigurimit.

###

23- Julia Arqile Done, Drejtoreshë e Përgjithshme në MPB.

Mbesa e Sekretarit të Komitetit të PPSH-së në Tepelenë, Fone Done.

###

24- Arben Skëndo, drejtor i SHKB-së në MPB.

– ish-oficer Sigurimi në katunde.

###

25- Fatjola Sokol Lubonja, drejtore në MPB,

– mbesë e shoferit të Enver Hoxhës Besnik Pullazi.

###

26- Loris Frederik Ymeri, drejtor i kabinetit të ministres Milena Harito.

Është djali i drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1990.

###

27- Milena Fatos Harito (Shteto), ministre pa ministri.

— Është mbesë e anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Qirjako Harito, si dhe në lidhje me familjen Koleka.

###

28- Bledar Triumf Çuçi, ministër pa ministri.

Është nipi i oficerit famëkeq të Sigurimit të Shtetit, Edip Çuçi.

###

29- Endri Përparim Fuga, drejtor komunikimi i Kryeministrit.

— Nip i dy funksionarëve të lartë të regjimit si Myqerem Fuga dhe Iljaz Reka.

###

30- Sonila Llambi Gegprifti (Qato), drejtore e përgjithshme.

— vajzë e kandidatit të Byrosë Politike dhe ministër.

###

31- Mimi Pjetër Kodheli, ministre e Mbrojtjes.

— Babai instruktor në Komitetin Qendror të PPSH-së.

###

32- Arian Skënder Kraja, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes.

— Babai ka qenë hetues në procese politike.

###

33- Fatos Iljaz Reka, ambasador në Maqedoni.

— ish-oficer i Sigurimit të Shtetit.

###

Një tjetër firmë e Kristaq Ramës për dënim me vdekje në 6 prillit 1987

Bëhet fjalë për ekzekutimin e një të riu nga Dibra, i ekzekutuar në vitin 1987, pak javë pasi Kristaq Rama kishte filluar detyrën në organin kolegjial të quajtur Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Nuk është vetëm firma për varjen e Havzi Nelës, por në të vërtetë, Kristaqi e filloi me nënshkrimet e 6 prillit 1987, ku pas Ramiz Alisë dhe të tjerëve ka hedhur firmën për ekzekutimin e dy personave, njëri prej të cilëve ishte vetëm 29 vjeç kur do të ekzekutohej.

Më 6 prill 1987, Presidiumi i Kuvendit Popullor vendoste t’u refuzonte faljen e jetës dy të dënuarve me vendim të formës së prerë, përkatësisht Bujar Jazexhiut dhe Enver Osmanit.

29-vjeçari nga Gjorica e Poshtme e Dibrës, Enver Osmani, akuzohej për “tradhti ndaj atdheut” që në moshën 17-vjeçare. Gjykata Popullore e Dibrës e kishte dënuar më 14 shkurt 1987 me vdekje, vendim i cili ishte ligjëruar dhe kishte marrë formë të prerë nga Gjykata e Lartë më 28 shkurt 1987.

Në Gjykatën e Lartë, seanca ishte drejtuar nga zëvendëskryetarja Eleni Selenica, ndërkohë që nuk ka munguar prania e të përhershmit Fehmi Abdiu në gjykimet e këtij lloji. Veç Enver Osmanit ishin dënuar me këtë proces Rifat Marku dhe Besnik Dema.

Varja e poetit, trupin e ngulën në varr vertikalisht

Më 9 gusht 1988, familjarët e Havzi Nelës kërkonin faljen e jetës dhe anulimin e vendimit për ekzekutim me varje të të afërmit të tij, por Presidiumi i Kuvendit Popullor, pjesë e së cilit ishte edhe Kristaq Rama nuk e pranoi.

Asnjëherë Havzi Nela nuk bëri kompromis me diktaturën e kasnecët e saj.

Ismail Dida, bashkëvuajtës që nga dita e kthimit nga Prizreni në të njëjtin autoburg, si dhe Mahmut Peposhi, rrëfenin se Havzi Nela ishte në hall edhe në burg, edhe jashtë burgut. Kur ishte në burg, nga fjalët e guximshme që thoshte, nga akuzat e drejtpërdrejta kundër regjimit, shumë të burgosur dyshonin tek Havziu. Edhe ndokush thoshte për të se, mos është i Sigurimit ky që nuk ka hiç frikë. Mos e ka fut Sigurimi që të provokojë të burgosurit e tjerë.

Kur ishte jashtë burgut, të gjithë e shihnin si armik të popullit e të partisë dhe nuk e kishte vendin askund.

Havzi Nela nuk pati të drejtë për një varr. Nuk pati të drejtë të varrosej si gjithë njerëzit e vdekshëm në varr i shtrirë. Atë, policët, varrëmihësit e diktaturës, nuk e shtrinë në varr horizontalisht. Nuk çelën varr për të. Por, e ngulën në gropën e një shtylle vertikalisht. Në gropën e një shtylle që nuk dihej se pse e kishin shkulur. Pasi e shëtitën gjithë ditën e lume nëpër qytet për me tremb njerëzit, në mesnatë, rreth 24 orë pasi ia vunë litarin në qafë dhe pasi e shëtitën, e ngulin në gropën e një shtylle vertikalisht…

5 vite qëndroi në këmbë në varr. Nuk e lejuan të shtrihej e prehej si gjithë të vdekurit…

Pasi iu gjet varri, afër fshatit Kolsh, 3 kilometër larg Kukësit, më 20 gusht 1993, Havzi Nelës iu dha titulli i lartë “Martir i Demokracisë”, nga Presidenti i atëhershëm, Sali Berisha. Prej asaj kohe, ai prehet në fshatin e tij të lindjes Kollovoz. Por, prehet edhe në kujtimet dhe shpirtin e të dashurës së tij të zemrës, të gruas që e ndoqi kudo e kurdo, të gruas që diktatura synoi ta deformonte nëpër burgje e kampe përqendrimi, prehet në shpirtin e kujtimet e Lavdie Nelës, e cila nuk reshti së treguari e së foluri asnjë çast për burrin e saj, Havzi Nela, për burrin i cili i shkroi dhjetëra e dhjetëra letra dashurie nga qelitë e burgjeve të diktaturës, për burrin që i dha jetë ëndrrave të saj, për burrin që ia varën, që ia morën nga gjiri dhe nuk i lejuan të lindnin as edhe fëmijë…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.