“DY VDEKJET E NJË JETE”, APO UNË TY DO TË PRES NË BOTËN TJETËR!?

0
1061
Fatmir Halimi - çmimin "Anton Pashku"

Murat V.GASHI

Përsiatje për romanin e shkrimtarit Fatmir Halimi “DY VDEKJET E NJË JETE”, i cili më 15 shkurt u laurua me Çmimin Vjetor për Letërsi: “Anton Pashku” nga Ministria e Kulrurës, Rinisë dhe Sportit, si romani më i mirë për vitin 2017.

Fatmir Halimi, me romanin e tij, “Dy vdekjet e një jete”, në letërsinë shqipe erdhi me një art jashtzakonisht të fuqishëm, me figura stilistike, me një temë ndoshta të patrajtuar sa duhet nga shkrimtarët tanë, pra temën e luftës së fundit të Kosovës, e cila sa na duket e dhimbshme, por çuditërisht ngjarjet që zhvillohen në të, të rrënqethin e të ngrisin emocione deri në katarzë. Romani ” Dy vdekjet e një jete” lidhet me ngjarjet që zhvillohen rreth personazhit kryesor, Astrit Gashi, ku gjatë luftës së fundit në Kosovë, sidomos në Betejen e Koshares, duke luftuar përballë armikut serb plagoset rënd për vdekje, e që shumë nga shokët e tij të luftës do ta dinë për të vdekur, të cilin e varrosin gabimisht në Koshare, ku i ngritin edhe pllakën e dëshmorit. Kurse realiteti është ndryshe.

Astrit Gashin menjëherë pas përfundimit të betejes e gjejnë në agoninë e vdekjes shqiptarët matanë kufirit, e tërheqin nga beteja dhe e dërgojnë në morgun e spitalit të Tiranës, gjë për të cilën nuk dinë asgjë shokët e tij. Mandej Astriti hospitalizohet në Itali dhe pastaj në Gjermani. Ndërkaq, në varrin e tij, gabimisht është varrosur një ushtar tjetër i UÇK -së, që nga familjarët dhe rrethi i tij, miq e dashamirë të tij është llogaritur si i zhdukur – i vrarë. Kjo vdekje për Astritin ish vdekja e pare, derisa vdekja e dytë dhe e vërteta i vjen pas përfundimit të luftës, në paqe, si pasojë e plagës së rëndë, të cilën e kish marrë në Betejën e Koshares. Fatmir Halimi, tek lexuesit, jo vetëm që e realizoi romanin “Dy vdekjet e një jete”,por ai na kujtoi edhe dashurinë, besnikërinë e sinqert në mes dy të rinjve, e faturoi me vlerën më të lartë artistike, ku fati e deshti që dy të dashuruarit të mos e shijojnë jetën ashtu si ua deshti zemra me njëri- tjetrin, që për shkak të situatës trishtuese nga lufta e fundit në Kosovë ndërpritet, me shpresë për t’u bashkuar sërish në paqe.

Ramani ” Dy vdekje e një jete ” i shkrimtarit Halimi ngjall leximin më emocional se gjithçka tjetër e botuar nga koha e pasluftës. Ai, shtjellon ngjarje të prekshme, ndonëse personazhi Astrit Gashi, i shtroi pyetje vetes, përmes së cilës e gjente shpresën tek piktura që këtu e parafytyronte Valberen, lirinë, dashurinë, besnikërinë, që pas përfundimit të luftës imagjinonte që të mbizotërojë dashuria e sinqertë, e vërtetë me Valberen. Në romanin “Dy vdekjet e një jete”, shkrimtari i jep përgjigje me një art dramatik fatit të Astritit dhe Valberës, duke treguar jo vetëm ngjarjen e vdekjes së parë, ku Astriti e kish përjetuar “trishtueshëm ” dhe në anën tjetër përjetimin e Valberes, e cila besoi se Astriti tashmë ishte i vdekur, i rënë dëshmor në Koshare. Dhe ëndërrën e dashurisë së jetës Shkrimtari, e thuri profesionalisht me një art të bukur, pas përfundimit të luftës në Kosovë, duke i dhënë një kërcënim tjetër jetës.

Ishte lufta e tmerrshme nga pushtuesi serb, që shpërnguli shqiptarët dhe që ndau dhunshëm anëtarët e familjes. Në këtë udhëtim, fatin shumë të keq e pati dhe Valbera, e cila humbi kontaktin me familjen e vet dhe iu bashkangjit një familjeje tjetër për në Maqedoni dhe pastaj në Gjermani. Edhe përkundër kësaj gjendjeje, Valbera me djalin e kësaj familje, Burimin e kërkoi por s’mundën ta gjejnë Astritin. Romani “Dy vdekje e një jete”, është romani me përmasa prekëse që ka shtrirje dimenzionale e që eksploroi tek lexuesit me rrokje e ndërlikimeve sa sociale e shoqërore, po aq të luftës për liri. Është një libër intelektualisht i guximshëm. Është një roman i të shkruarit me një punë e themelvënëse që do të revolucionojë çdo kohë të të kuptuarit ngjarjen e papritur dhe të mundshme, me të cilën shkrimtari ka arritur ta realizojë, madje fije për fije, duke i dhënë një kompozim të vërtetë artistiko-letrar, si me objektin e poashtu dhe me subjekt të qartë.

Mbi të gjitha, në këtë libër, shkrimtari Halimi, pos lirisë që Astriti sakrifokoi edhe jetën e tij për të, peshë të veçantë i dha dashurisë me Valberen, me të gjitha ngjyrimet dhe fshehtësitë e pazbuluara. Fatmir Halimi në romanin “Dy vdekjet e një jete” nuk lë vend për imagjinatë. Ai me një mjeshtëri të lartë artistike e estetike i rrëfen edhe ngjarjet më trishtuese dhe të dhimbshme, siç është edhe ajo e masakrës makabre që e bëjnë forcat okupatore në familjen dhe lagjen e tij të lindjes, por edhe ngjarje të lavdishme dhe krenare të Luftës së UÇK-së, siç është Beteja e Koshares… Fatmir Halimi, në romanin “Dy vdekje e një jete”, vend të rëndësishëm i jep edhe mikut të ngushtë të Astritit, Drenit, i cili si para lufte, edhe tash në liri bën çmos që ta ndihmojë në kërkim të Valberës tash pas tetë viteve.

Astriti në udhëtimin e tij të fundit për ta takuar Valberën pëson aksident. Pra tash ai përballet me vdekjen ” e dytë “, ku në fund u atakua përballë dashurisë që nuk përfundoi në bashkëjetesë me Valberen, që do t’ia lë asaj edhe këtë mesazh: ” Ti mos u mërzit për mua, unë edhe pse po i përjetoj dy vdekjet e kësaj jete, unë ty do të pres në botën tjetër dhe atje do të jesh e imja përgjithmonë”. Romani “Dy vdekjet e një jete”, është një roman i shkruar në stilin modern, i kohës së re që mua, por edhe lexuesve na jep një kënaqësi të jashtëzakonshme të të lexuarit. Kështu, shkrimtari Fatmir Halimi, letërsisë shqipe i dhuroi një zhanër të ri modern, ose më mirë të them një modalitet tjetër të artit e të shkruarit. Ai shtjellon temën e luftës dhe të dashurisë me një dramaticitet të pashkruar deri më tash në letesinë tonë artistike, duke i përdorur edhe kategoritë stilistike ,si përzierjen e ngjarjeve, dyzimin tematik si dhe retrospektivën që romanin e bëjnë shumë joshës në lexim të parë dhe emocionues në rilexime të tjera.

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.