Foto e projektit të Durrësit si Dubai, që është në plan të ndërtohet nga firma arabe Ebbar, që ka ndërtuar Dubai Marina dhe kullën më të lartë në botë Bujr Khalifa!
– përgjigje për një shqiptar të Kosovës, që shikon emigrantë shqiptarē të pa punë në Gjermani!

Arben Çokaj
Ka ndonjë shqiptar që nuk e sheh perspektivën, shqiptarët janë mësuar me keq-qeverisje në këto 30 vjet dhe nuk është se më përpara ka qenë më mirë se sot. Ka ende zhgënjime por e ardhja duket premtuese për Shqipërinë falë politikave që po ndjekë Rama!
Sot jemi më mirë se para 8 vjetëve, më mirë se më 1990. Sot shtetin e rrugët e gjërat e tjera, i mbajmë më mirë se Serbia, se Maqedonia e se Mali i Zi. Por shteti demokratik parimisht nuk gjen punë. Ndihmon në hapjen e vendeve të punës me uljen e taksave dhe me sjelljen e investimeve nga jashtë.
Vlerëso vetë, taksa zero deri në 2030 për biznesin e vogël. Një nip i imi erdhi në Gjermani para 2 vjetësh, donte të gjente punë, edhe lavapjats e më pas pizajoll apo banakier dhe nuk ia doli. Ka 1 muaj që hapi një lokal modest, që kam te rruga Shkoder – Koplik dhe po fiton aq sa mundet me ruajtë para ma shumë se sikur të punonte në Gjermani në ato punët që të përmenda më lart. Zonibucks e ka lokali i ri i tij, kërkoje në Google. A është më mirē se në Gjermani ai? Vetë ai e unë besojmë se po!
Kështu edhe vëllai tjetër i imi, hapi edhe ai para disa muajve një market dhe po i ecën edhe atij mjaft mirë aty, për në Shqipëri. Shtëpitë i kanë, pa qera e shpenzime janë, pse me u ankua? Pse me ikë?! Vlerëso vetë. Kush do të ikë, se shikon më mirë emigrimin, le ta bëjë! Rëndësi për Shqipërinë ka të ofrojë disa mundësi jetese, e Rama po punon ta bëjë këtë vend të jetueshëm, por kjo merr kohën e vet!
Normalisht se i ndihmova edhe unë, lokalin – ndërtesën ua kam dhanë pa qera, Rama pa tatim, a nuk është mirë kështu?!
Pastaj në këto 10 vjet, qeveria Rama ka kontraktuar dhe ka në bisedime që të bëhen investime në vend me vlerë mbi 10 miliardë Euro! 12 mijë punëtorë llogaritet se do të punësohen nga kompania Ebbar që do e rindërtojë portin e Durrësit dhe do e kthejë në port turizmi si në Dubai. Është ajo kompania që ka ndërtuar Dubai Marina dhe kullën më të lartë atje Bujr Khalifa. Do të hidhen 2 miliardë Euro aty në 4-6 vjetët e ardhshëm.
Po ashtu edhe investime të tjera po kryhen në energji elektrike, që Shqipëria pas disa vjetëve të mos importojë më energji elektrike, por vetëm të eksportojë. Këto falë Ramës.
Një HEC të madh po e bëjnë amerikanët nē Skavicë. 500 milion oollarë atje. TEC-in e Vlorës po e bën Exxon Mobile e Amerikës gjithashtu, mbi 100 milion dollarë aty.
2 impiante fotovoltaike po ndërtohen në Karvasta e Spitallë nga një firmë e fuqishme franceze, që Rama e ka kontraktuar edhe me ndërmjetësimin e presidentit francez Macron. Nga 100 e sa milion Euro investim secila. Me këto projekte mbyllet cikli i prodhimit të energjisë elektrike dhe nuk kemi më nevojë të importojmë. Rama po shikon të marrë investime nga Lindja e nga Perëndimi, pa paragjykime, dhe kjo do e ketë efektin pozitiv në ekonominë shqiptare. Shteti sot është më stabil dhje kontrollohet më mirë.
Të gjitha këto projekte a duan punëtorë? A merr shteti tatim prej tyre? A e përmirësojnë këto ekonominë?!
Pra, nuk po themi parajsë, por Dubai i Ballkanit po bëhet në Durrës me portin më të madh tregëtar nē Mesdhe. E sa investime të tjera, gjithashtu. Nëse jemi më mirë sot se para 8 vjetësh, a i bie që më 2030 me qenë më mirë se sot?! Pra, besoj e kupton përse bëhet fjalë, dhe këto nuk janë llafe por investime të rëna dakord dhe të kontraktuara.
Do ketë prapë problemet e veta shoqëria dhe kush nuk e gjen veten këtu do të ikë përseri, por unë shoh një perspektivë të mirë me qeverisjen e Ramës në Shqipëri, edhe pse qeveri ideale e me butona, nuk gjen askund! Ka gjithmonë defekte në qeverisje, rëndësi ka të jemi më mirë dhe të vijmë duke u përmirësuar.
DURRËSI SI DUBAI – NJË PROJEKT QË SHUMË SHQIPTARË ENDE NUK E BESOJNË!
Faqja Durrës Yacht & Marina – faqja zyrtare
– filloi punë projekti i portit tregëtar të Durrësit!