Edhe pse shqiptarët harrojnë, serbët nuk e harrojnë vetveten. Moj Shqipëri shumë po gabon !

0
57
Manifestim serb

Serbia me 15 Shtator 2021 në Beograd

Shkruan Fahri Xharra, 16 shtator 2021

Në Galerinë e Arteve në Tiranë ishte hapur më 17 shtator 2015 ekspozita për një ngjarje të madhe të historisë së Serbisë gjatë Luftës I Botërore, e njohur si “Tërheqja e madhe”.
“100 vjet më parë, në fillim të Luftës I Botërore, Mbretëria Serbe u gjet përballë një sulmi frontal të ushtrive gjermano-austro-bullgare.

Duke mbetur pa rrugëdalje, armatat serbe, të demoralizuara dhe pa shpresë, u detyruan të tërhiqen nëpërmjet maleve të Shqipërisë.

Shtigjet plot borë dhe malet e ashpra, mungesa e ushqimeve dhe tifoja e morrave, bëri që kur trupat serbe të dilnin në bregdetin shqiptar, të kishin lënë pas një varg të gjatë me kufoma.

Historia serbe flet për humbjen e 150-200 mijë ushtarëve dhe civilëve serbë.

E gjithë familja mbretërore serbe, e hipur në qerre dhe e tërhequr nga buaj të paushqyer prej një jave, mbërriti në shtëpinë e Esat Pashë Toptanit, ku pasi morën veten, me anijet franceze, arritën të largoheshin nga Shqipëria.

Kjo tërheqje tragjike dhe humbjet e mëdha të serbëve hynë në histori si “Tërheqja e Madhe”, një histori krejt e panjohur për opinionin tonë.

Për këtë arsye dhe në mbështetje të thirrjes së UNESCO-s për përkujtimin e ngjarjeve të mëdha të Luftës së Parë Botërore, AKB organizon një ekspozitë nga kjo ngjarje historike me foto nga Arkivi Ushtarak i Beogradit dhe të mbështetur nga Konsullata Austriake e Nderit e Shkodrës dhe Ambasada e Republikës së Serbisë…

Serbia e Aleksandër Vuçiqit është duke e marrë shumë seriozisht thirrjen për të harruar të kaluarën dhe për të shikuar në të ardhmen: kjo është një pamje nga Beogradi mbrëmë. Uniforma të vjetra, gjuhë e vjetër, politikanë të vjetër, kërcënime të vjetra, ikonografi e vjetër hegjemoniste, lamentime e përvajtime mbi «serbët e kërcënuar» në rajon, që në përkthim i bie: kërcënime nga Beogradi ndaj popujve të tjerë. Po mungojnë vetëm eshtrat e Car Llazarit, të nxjerra nga dheu për t’i shëtitur mes serbëve.

Për ditën e sotme (15.09.2021) Vuçiq ka shpikur një festë të re: “ditën e unitetit serb, të lirisë dhe të flamurit kombëtar”. Do të kujtohet 15 shtatori i vitit 1918, kur “serbët shpërthyen frontin e Selanikut”, pastaj ushtria serbe marshoi drejt Kosovës (të cilën e ripushtoi) dhe u kthye edhe në Serbi, prej nga ishte ndjekur nga Austro-Hungaria më 1914/1915 pasi një rrjet terrorist serb (i tipit të Al-Kaidës së sotme) kishe vrarë në Sarajevë – më 28 qershor 1914 – trashëgimtarin e fronit austro-hungarez, Franz Ferdinandin. Ushtria serbe kishte ikur nëpër Shqipëri, pjesërisht falë garancive që ia kishte dhënë Esad Pashë Toptani.

Vuçiq ditë më parë u bëri thirrje prindërve serbë që të martën, më 14 shtator, të vijnë me fëmijët e tyre te Shtëpia e Mallrave Ushçe në Beograd, ku ushtria do të prezantojë armët, që ka blerë viteve të fundit. Sepse ushtria serbe, kështu ka thënë ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, duhet të jetë gati për të mbrojtur serbët “kudo ku jetojnë ata”. Një kërcënim i hapur ndaj Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi.

Por mos u habiteni fare nëse ndonjë pushtetar i Tiranës duke shikuar pamjet nga Beogradi bërtet: “Albin Kurti i ka fajet”. ( Ancient Illyria )

Shënim: Albini shkon e bën mbledhje me qeverinë e Maqedonisë! Sikur ta bënte këtë Rama, do konsiderohej tradhëtar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.