EJANI NA VOTONI DHE SHKONI KU TË DONI!

0
547
Nuk jemi të varfër, por të vjedhur

Abdulla Mehmeti

Thirrje politike moderne ndër shqiptarët

Partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni, pasi e ndihmuan pushtetin dhe nëntokën kriminale sipas strategjisë sllave për shpërnguljen e shqiptarëve në botën e jashtme dhe pastrimin etnik të trojeve të tyre, tani u bëjnë thirrje shqiptarëve të kthehen në vendlindje, jo për punë dhe jetë të lirë, të sigurt e të dinjitetshme, por në zgjedhjet e ardhshme ta “bëjnë ndryshimin”, jo për vete dhe familjet e tyre, por për interesat e pushtetit dhe oligarkëve të partive politike.

Këta politikanë, nuk kanë pse të skuqen për këto dështime, as për shpënguljen e shqiptarëve në botën e jashtme, sepse ka kohë që dështimet politike, servilizmi, nepotizmi, korrupsioni, krimi i organizuar, nënshtrimi i shqiptarëve në Maqedoni ende konsiderohet si arritje e madhe politike dhe vepër atdhetare!

Sa për vaj e piskamë tingëllon kjo thirrje politike ndaj shqiptarëve të dëbuar në botën e jashtme: “EJANI NA VOTONI DHE SHKONI KU TË DONI!” , meqë kjo është demokracia dhe shqiptarët ka kohë që përgatiten për integrim në shoqërinë e madhe globale të botës, pa kombe, pa fe, pa gjuhë, pa histori, pa identitet kombëtar dhe pa Atdhe!

Guri i shqiptar tanimë nuk peshon rëndë në vendin e tij, përderisa mjafton vetëm vota e kohëpaskohshme për ngritjen dhe mbajtjen në pushtet të një grupi oligarkësh, vetëm me ndryshimin e pjesëmarrësve në pushtet sipas përzgjedhjes së pushtetit dhe sunduesve të huaj, në emër të “ndryshimit të madh” të premtuar tri dekada me radhë për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, nga e ZEZA në më të zezë, në TERR, FERR e TMERR!

Zgjohuni shqiptarë dhe bashkohuni në Atdhe, për lirinë dhe të ardhmen tonë, jo për interesat e oligarkëve të partive politike dhe jashtë Atdheut!

(3.XI.2019)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.