EMRI I GJAKUT TIM

0
332
Republika e Çamërisë

Eh, siç thoshte Naim Frashëri;
„Me armët e Shqipërisë, iu hodh themeli Greqisë“.

Festim Lato, Heroi i Çamërisë, i vrarë dhe i masakruar si të gjithë heronjtë tanë kombëtar, është çami që diti që çështjen e fshehur çame dhe të Çamërisë ta nxjerr nga arkivoli, nga gropa e varrosur greke, nga gjenocidi i bërë grek ndaj çamëve dhe arvanitëve, nga dëbimi dhe shpërtrollëzimi i çamëve nga Çamëria, nga Çamëria denbabaden Shqipëri. Atdheu i pushtuar, bubullinte Festim Lato nëpër sallat e Konferencave në BE, as s´mund të harrohet, as s´mund të injorohet.

Të nderuar miq të BE-së, u thoshte Festimi; Epiri i Çamërisë, ose Shqipëria deri në Prevezë, është Shqipëria e pushtuar nga greku. Çamëria me një popullsi prej 4 milion banorësh dhe me sipërfaqe prej 23 mijë e 500 kilometra katrorë, tokë dhe det, është “Zëri i Çamërisë” që i troket ndërgjegjes së Evropës. Evropë, Çamëria e pushtuar nga greku, as nuk humbet as nuk harrohet.

Hirësi e Evropës, u thoshte Festimi; Lëvizja për Çlirimin e Çamërisë që unë i prijë nuk kërkojmë asgjë më shumë nga Greqia përveçse Çamërinë e Pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë me 30 tetor, 2016. i dha gjak dhe shpirt lëvizjes, shqiptarët në një shtet. Eh, siç thoshte Naim Frashëri; „Me armët e Shqipërisë, iu hodh themeli Greqisë“.

Atdhe Geci

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.