Shqiptarët, Kosova dhe Turqia
Washingtoni Të Premtën, marrëveshje historike për kahet ekonomike Kosovë-Serbi (rregullat shengen) dhe ndërmjetësimi i dinjitetshëm i Amerikës dhe Presidenti Donald Trump.
Washingtoni të premtën, erdhi lajmi nga Tel Avivi zyrtar (shteti i Israelit e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës)!
Washingtoni Të Premtën, dy kryeministrat (Tel-Aviv-Prishtinë) z. Natanjahu dhe Hoti në zyrën dhe praninë e presidentit Tramp shkëmbyen bisedën zyrtare telefonike për marrëdhëniet në mes të dy popujve shqiptaro-hebrej dhe hapja e ambasadave në Jerusalem dhe Prishtinë!
Për tërë rrjedhën e ngjarjes historike me befasinë e këndshme diplomatike dhe, sigurisht me ndërmejtësimin e presidentit Donald Trump, shteti mik i Israelit e njohu zyrtarisht pavarësinë e shtetit të KOSOVËS!
Në ndërkohë, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, paska reaguar ndaj marrëveshjes Israel-Kosovë për hapjen e ambasadës në Jeruzalem dhe Prishtinë, bashkëpunimi shumë miqësor në mes të dy popujve shqiptar dhe hebrejë, ndonëse në kohën më të rëndë të Nazi-fashizmit,shqiptarët në hapësirën e vet etnike Kosovë dhe Shqipëri, u dolën në ndihmë për shpetimin e hebrejve të ndjekur nëpër Evropë për shfarosjen e tyre, ndërsa populli shqiptar me shpirtin human ata i mori në mbrojte dhe shpetimin nga çizmja fashiste hitleriane dhe të hyzmetqarëve të tyre.
Erdogan, 530 vjet e kemi dëgjuar “Babën Mbret” të Truqisë nën pushtimin e tij, sot në kohët tjera historike në Ballkan dhe Evropë, populli shqiptar është rreshtuar në rrjedhat e demokracisë, të miqësisë së përjetshme më Amerikën dhe anëtarsimi në familjen e gjerë të popujve evropianë aty ku e kemi hisën tonë kombëtare (populli i lashtë shqiptar) në BE dhe Washington!
Erdogan, tashti, jemi miq dhe si miq, dëshirojmë të kemi raportet shqiptaro-turke (Prishtinë-Ankara) dhe brenda trajtave të jetës tonë në frymën e kësaj miqësie mos na pengoni në udhëtimin tonë si shtet dhe si komb i lashtë, që, përmes bashkëpunimit me popujt në Evropë dhe në botë, do të participojmë vlerat tona kombëtare dhe të fushave tjera ekonomike, diplomatike, kulturore, arsimore, sportive dhe nga bota e dijes iniversitare!
Erdogan jemi veçse miq! Nuk kemi tjera “hise” të ndërsjella në mes të dy popujve shqiptaro-turk dhe të dyja shteteve Kosovës dhe Turqisë!
Çikago, Shtator të motit 2020
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]