Fadil Islami, një jetë në shërbim të atdheut

0
1077

Shkruan: Florim Zeqa, 26.08.2017

Personalitete

Veprimtarët e viteve të 90-ta, nuk e kanë lehtë të pajtohen me realitetin e pasluftës, e në veqanti të këtyre viteve të paspavarësisë. Ata që nuk janë mësuar t’i thonë të zezës e bardhë, nuk mund t’i thonë as sot, as nesër dhe asnjëherë.
Veprimtarët e viteve të 90-ta, nuk janë shpirtëra të robëruar nga grupet e interesit, por janë shpirtëra të lirë, janë forca progresive që shprehin lirshëm pakënaqësinë e vet kundrejt padrejtësive të kohës në të cilën po jetojmë.

Pa dyshim, njëri nga veprimtarët më të devotshëm të viteve të 90-ta është edhe Fadil Islami, i lindur me 20.02.1966 në Prishtinë, i cili nga viti 1992 jeton dhe vepron në Gjermani, më saktësisht në qytetin Ingolstadt të Landit të Bayernit, në qytetin ku prodhohet njëra nga markat më të njohura të makinave-AUDI.

Fadil Islami, përveqse një aktivist dhe veprimtar i dalluar në emigracion, prej vitit 2000 me sukses e zhvillon edhe veprimtarinë afariste me firmën e tij “Fidi- Gebäuderinigun” në Landin Bavarez.
Aktivitetin politik Fadili e fillon në vitin 1992 në nëndegën e LDK-së në Coburg të Bayernit (Gjermani), ku një vit më pas zgjedhet kryetar i kësaj nëndege. Puna dhe angazhimi i tij politik për çështjen kombëtare nuk u ndalen asnjëherë, para, gjatë dhe pas lufte.
Përveq kontributit në fondin e 3 %, Fadili iu përgjigj të gjitha aksioneve për ndihmë materiale në funksion bashkatdhetarëve dhe luftës çlirimtare në Kosovë.

LDK-ja rugoviane dhe Rugova për shqiptarët mbetën dy simbole të shenjëta të historisë së lavdishme kombëtare, të papërseritshme, të paharruara dhe të pashlyerara në kujtesën historike të brezave.
E tillë ishte edhe për Fadil Islamin, i angazhuar me tërë qenjën fizike dhe shpirtërore për të shpëtuar atë pak frymë rugoviane që kishte mbetur në këtë parti, por kot, ngase varrëmihësit e saj ishin të shumtë dhe të fuqishëm kundrejt ne mbrojtësve të pakt dhe të pafuqishëm të kësaj fryme!

Kështu në LDK-në e kapur nga uzurpatorët, puçistët, shpërdoruesit dhe grupet e interesit, të shndërruar tashmë në rrënues të një filozofie politike, të një trashëgime me vlerë kombëtare, për Fadilin u bë e pamundur vazhdimi i aktivitetit politik.

Aktivisti i dëvotshëm, pas një veprimtarie të suksesshme 27 vjeqare në LDK, detyrohet të aderoj në një subjekt të ri politik. Kështu nga fillimi i korrikut 2017, shtëpi e re e aktivitetit politik për Fadil Islamin është Partia Demokratike e Unitetit (PDU), e themeluar në vitin 2015 në Mynih të Gjermanisë, e cila tashmë vepron edhe në Kosovë. Vlenë për t’u theksuar se PDU është partia e parë politike nga Diaspora e çertifikuar në KQZ me 18.12.2014.

Jo rastësisht Fadil Islami në PDU është ngarkuar me detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PDU-së. Eshtë e kaluara dhe bagazhi politik, veprimtaria e pasur atdhetare që e motivuan presidentin e PDU-së, Adem Olluri, që të ngarkojë zotin Islami me përgjegjësitë organizative në këtë subjekt politik.

Interesi i përbashkët është më i vlefshëm se çdo interes personal.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.