FALENDERIM SUBLIM

0
508

SALI LEKA, Mars 2018

Stafi i gazetarëve të talentuar, të kulturuar, mendimtarë vizionarë të admiruar, me kontribut të çmuar, botuan për lexuesit me vullnet të aftësuar tregimin e titulluar: “SKËTERRI I BIRUCKAVE TË LANGARUCËVE” nga libri “Mëkatarët e mizorizmit”. Me ngjarje të vërteta dhe fakte konkrete për burgosjen, internimin dhe përsekutimin e tmerrshëm të shkrimtarëve dhe dramaturgëve të talentuar, demokratë liberalistë dhe humanistë modernistë, korifej të merituar të kulturës njerëzore, shembullore kombëtare shqiptare, Fadil Paçrami, Hasan Petrela, Ibrahim Uruçi, Kujtim Spahivogli, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Piro Kuqi, Petro Marko, Minush Jero, Xhemal Broja, Ismet Cibaj, Eqrem Biba, Fatbardha Spahiu, Trifon Xhagjika, Faik Ballanca, Dhora Leka dhe Sali Leka me 85 libra deri në vitin 1991, koha e komunizmit me vitet e muzgut dhe të skëterrit mizorist enverist ramizist.

Këto masakra të llahtarshme as i publikojnë, as i demaskojnë, përkundrazi i kanë 25 vjet që nëpër televizione reklamojnë gënjeshtra trillime, shtrembërime skurrike me ilustrime artistike bombastike pompozike duke gumzhitur dhe llomotitur zuzarët, mizorët dhe përsekutorët për të paraqitur veten e tyre të përndjekur, të përsekutuar, të rraskapitur dhe të rreskosur nga komunizmi.

Me broçkulla dhe gëlbocka të sajuara të gatuara me krunde, hithra, gremtha zgërdhecka të ndyra, të pista mbushin çdo ditë studiot e gjashtë televizioneve narciziste enveriste ramiziste të stazhionura për fallsifikime monstruoziste obskurantiste.

Kur sundonte Enveri me Ramizin kishin në mendje mizorizmin, përsekucionin, llahtarizmin, por tani e kanë zevëndësuar me narcizizmin, shtrembërimin dhe fallsifikimin e tmerrizmit.

Prandaj juve gazetarë që botoni sot tregime të vërteta për masakrat mizoriste komuniste enveriste ramiziste, jeni dhe do të jeni djem dhe burra kreshnikë dhe trima viganikë të admiruar.

Për arsye se: Aq shumë po shtypet edhe sot e drejta, po shkelet dhe copëtohet e vërteta, po masakrohet jeta. E theksoj dhe do ta theksoj: Juve jeni dhe do të jeni trima mbi trima!

Urime shumë urime gazetarë të shekullit 21-të me shumë vullnet, guxim dhe vitalitet ashtu si gazetarët e shekullit 20-të Dhimitër Fullani, Piro Tase, Perikli Jorgoni, Filip Preli, Enver Bitri, Fatbardha Spahiu, Brikena Simoni, Valbona Dushku, Delije Marku, Jolanda Gjoni.

Kanë daktilografuar librat e mija në makina shtypshkrimi. Kanë punuar edhe jashtë orarit me dyer të mbyllura nga jashtë për të mos u diktuar nga survejuckit e sigurimit dhe reziluckit e skëterrimit.

Sali Leka Cel: 068 38 55 304
Shkrimtari dhe poeti lirik erotik eposik me shumë libra të mrekullueshme. Librat janë kundër otomanizmit, obskurantizmit, monstruozizmit, marksizmit, vahabizmit, lehebizmit, enverizmit, ramizizmit, kaotizmit, anarshizmit dhe kundër despotizmit antidemokratik.

Tiranë, Mars 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.