3.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Fejzë Demiri, shembulli i suksesit, sfidon teknologjinë me krijmtarinë

Fejzë Demiri, shembulli i suksesit, sfidon teknologjinë me krijmtarinë

0
66
Fejzë Demiri

Fejzë Demiri, shembulli më i mirë i suksesit dhe përkushtimit të pashoq

Në një kohë kur teknologjia po pushton çdo sekondë të të rinjëve tanë, tek Fejzë Demiri zë vend poezia dhe shkrimet në përgjithësi. Djaloshi 24 vjeçar, tanimë ka një bagazh krijues prej nëntë vitesh duke ofruar gjithnjë e më shumë vepra me cilësi dhe sasi të avancuara. Krijuesi Demiri, përveç poezisë e ka sprovuar veten edhe në gjini të tjera letrare, ku me shkrimet e tij të suksesshme po bën emër në vend dhe kudo në botë.

Me shembullin e tij prej letrari të vyer, Fejzë Demiri na bën të kuptojmë se fallë vullnetit dhe përkushtimit të pashoq shumë gjëra në jetë mund të arrihen. Shkrimtari Demiri, tanimë ka të botuara tetë vepra të gjinive të ndryshme letrare, është duke punuar intenzivisht në prurje dhe botime librash të tjerë…

SHËNIME PËR AUTORIN

Fejzë Demiri u lind më 15 janar 1997 në Stubëll të Gjakovës. Shkollimin fillor e ka kryer në Berjahë, kurse në Gjakovë shkollën e mesme profesionale “Gjon N. Kazazi”, drejtimi gjimnaz-shkenca natyrore.

Ka mbaruar studimet në Kolegjin “FAMA”, drejtimi Psikologji e Përgjithshme, në Prishtinë.

Fejzë Demiri me profesion është psikolog, përveç letërsisë ka edhe disa pasione të tjera që i bën me shumë zell e perkushtim si;
Fotografinë, dizajnin grafik, sociologjinë, etnologjinë, neuroshkencën etj…

Deri më tash botoi këto vepra:

1. Vargje përkushtuese I, poezi, Gjakovë, 2012
2. Vargje përkushtuese II, poezi, Gjakovë, 2014
3. Në detin e dashurisë e të thënies (fjalë të urta dhe mendime autoriale), botoi ATUNIS, Prishtinë, 2016
4. Kur shpirti ka etje, botoi FISHTA, Prishtinë, 2016
5. Qirinj për dritë, SHB “SAS”, Prishtinë, 2017.
6. Dhembje kohe, SHB “SAS”, Prishtinë, 2018
7. Vogëlushi im, SHB “SAS”, Prishtinë, 2019
8. Biseda shpirti me babën, SHB “SHKROLA”,

Prishtinë, 2020

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.