FERIZAJI KA DATË TË THEMELIMIT !…

0
1012
Ferizaj - kisha e xhamia

Shkruan Murat GASHI

Atë ditë ( e shtunë, 4 gusht 2018 – të ), kur e vizituam Ferizajin në rrafshin e Kosovës, me një aromë të ëmbël bujarie dhe Kulturë të lartë, mësova se shtrihej me gjeografin e tij të gjërë që ishte dhuratë e Klimës dhe viseve plotë diell, por edhe e tokës se tij e pasur e rrethuar me bjeshkë apo male për kultivimin jo vetëm të prodhimeve vendore – bujqësore por dhe me Kulturë traditicionale Shqiptare që e përshkruan qytetin disa fenomene të rralla natyrore, që ndoshta dhe në botë nuk ka këso fenomene. Këto fenomene në Ferizaj i mësova se ishin dhuratë e natyrës por që Kosova, toka Shqiptare me shekuj ishte përballur me luftra nga lloj lloj okupatorësh e deri në luftën e fundit 1998 / 1999, nga okuptori serb, i cili u mundua t’i zhduk gjurmët e burimit gjenezologjIk e etnografik e deri …dhe identiteti kombëtar.

Ky burim i gjenezës sonë kombëtare, dhe e fenomeneve të rralla natyrore, fal shqiptarëve, banorëve të fshatrave përreth, me shpirt, identitet kombëtar, me gjakun e tyre i mbrojtën, dhe që është përcjell brez pas brezi deri në ditët e sodit. Edhe gjatë kohës se otomanëve, këtë pasurI kombëtare e ruajtur derisa me përkushtimin shpirtëror ia vun themelin emrin këtij “qytetit të ri ” Ferizaj. Kështu për të shkruar për Ferizajin si qytet, është një hiperbolizim krejt ndryshe nga qytetet tjera të Kosovës por është edhe ndryshe nga qytetet tjera në hapësirën shqiptare. Për qytetin e Ferizajit, kanë shkruar shumë të huaj dhe të vendit për karakteristikat historike – gjeografike të Ferizajit, që shtrihej në pjesën jugore të rrafshit të Kosovës, ku ndodhet shumë afër një fenomen i rrallë natyror që quhej BIFURKACION I NERODIMES.

Në ditën kur ne vizituam Ferizajin, takuam mikun, krijuesin Skender Halitin dhe karikaturistin,dhe mikun Imri Musliu inxh. i Makinerise, profesor ne shkollën e mesme teknike ” Pjetër Bogdani ” në Ferizaj.

Shetitëm nëpër Qytet. Në sheshin ” Adem Jashari ” Bisedonim shumë gjëra dhe për historin e qytetit të ri. Në të dy anët e sheshit në sy më binte pemë të reja dekorative rrapi, ndërsa këtu thuaja për çdo ditë hapej e shtrihej panairi i artizanateve etnografike nga te gjitha anët shqiptare, kulturë kjo e kultivuar dhe e ruajtur brez pas brezi shekuj me radhe.Derisa shetitnim mendja me rrinte në hyrje të qytetit nga junglindja përreth hekurudhës ku sytën mbetën në muret e xhamisë dhe kishës, thuaja, sa muret e kulteve fetar duken të ngjitura njera me tjetrën.

Këtu sheshi i mbushur përplotë vizitor. Në Ferizaj për organizohen programe kulturore – letrare, dhe shfaqen Koncerte artistike. Këtu, ngado që të shikon syri, kap diçka të bukurin art, një art melodik.Në Ferizaj pash, dhe ushtar amerikan që shetitnin si në vendlindjen e tyre. Ferizaji, që shtrihej në rrafshin e Kosoves, me një pozitë atraktive, me kushte të favorshme natyrore, ka traditë të hershme për ruatjen e shumë fenomeneve dhe kulturave natyrore. Kjo është dhuratë e klimës natyrore dhe e diellit që i kish fal Zoti. Bashkëbiseduesit, Skender Haliti dhe Imri Musliu thanë : Në Ferizaj, për çdo ditë zhvillohen aktivitete kulturore dhe organizohen panaire të ndryshme me prodhime të vendit, që vijnë dhe nga Maqedonia për të bler prodhimet tona.

U besova, sepse vet e pashë, mu kujtua kur ne ishim në vitet 1995 / 1996, atëherë kur Kosova ishte e okupuar,kur u themelua Këshilli Republikan i Bujqësisë. Atëherë nga toka e Ferizajit, mirreshin deri në 7.000 kg. për hektarë. Dhe jo vetëm prodhimet e drithrave të bardha që prodhon kjo fushë, kjo tokë smonicë, pjellore e klasit të parë, e pasur me humus, por kjo tokë jep rendimente të larta edhe nga kultura industriale për vaj si: Kolzë të vajit, lule dielli etj.Ka dhe shumë karakteristika tjera që nuk mund të shkruen për një ditë e as…

Mesdita erdhi. Skender Haliti dhe Imri Musliu, në shoqërim ligjeronin për historin gjeografike të Ferizajit. Ferizaji është qyteti më ” i ri ” ndër qytetet e Kosoves. Aty te sheshi i heroit kombëtar ” sheshi i Adem Jashari ” ish kopsht i bukur.Pranë kopshtit, në veri – perëndimi më ra në sy sërish dhe dy kulte fetar afër njera tjetres. Xhamia dhe Kisha ortodokse. Pyeta ? Çfarë janë këto kështu.Edhe në juglindje Xhamia dhe Kisha, edhe në veri – perëndim po kështu ?

Është Xhamia e madhe e ndërtuar në vitin 1891. Në fillim ishte me një minare, nuk kishte kupolë dhe ishte shumë afër hekurudhës. Kishte hapësirë të gjërë deri në vitin 1937, kur autoritetet e mbretërisë SKS ( Jugosll.) ia zvogluan rolin, duke e detyruar Imamin e Xhamisë ta lëshoj një pjesë të tokës kishën ortodokse serbe te cilën e quajtën Sveti Urosh ( Shën Uroshi ) dhe në vendin ku më parë ishte mësonjëtorja u vendos këmbënorja. Këtu një ” legjendë ” është: Njē serb ish afër Xhamisë. Dhe, ” Imamit ” i thotë: ” A banë ti la gurët këtu afër për një kohë të shkurtër “, ” Imami ” i Xhamisë nuk e refuzoi. Mirëpo serbi ato gurët nuk i largon. Kështu me pushtetin e mbretërisë nis të vendos themelin e kishës. Dhe nga ajo kohë Xhamia e kisha janë afër njera-tjetrës.

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.