FESTIVALI KOMBËTAR I LETRËSISË DHE DITËT E DIASPORËS

0
450

NEN ORGANIZIMIN E SHOQATES KULTURORE “PROKLT”,
Podujevë

Edicioni i shtatë (VII), 2018

SHPALL KONKURS LETRAR

Gjatë ditëve të Festivalit, tashmë tradicional për letërsinë, që do të mbahet më 18 gusht 2018 në Podujevë, konkretisht në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan, ojq – Prokult shpall konkurs letrar. Krijuesit mund të konkurojnë për këto çmime letrare të poezisë:
– Çmimi i parë
– Çmimi i dytë
– Çmimi i tretë
si dhe
– “Çmimi i Diasporës”, i cili ndahet gjatë Orës Letrare për Diasporen.

Inkurajohen të gjithë krijuesit e të gjitha trevave shqiptare dhe nga diaspora që të konkurojnë me krijimet e tyre.
Konkursi mbetët i hapur nga dita e shpalljes në gazetë e deri më 10 gusht 2018.

Kriteri:
Poezitë të dergohen në Word, jo me të gjata se një faqe A4. nr. i shkronjave 12-tshë.
Mënyra e konkurimit:
Përmes adresës elektronike: [email protected] ose në Inbox të facebook.
Numri kontaktues: 044 480 422,
Punimet e derguara pas afatit nuk do të futen në konkurim.
Këshilli organizativ:
Fatmir Halimi, Zymer Mehani, Milazim Kadriu, Abdullah Blakqori

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.