FJALA NË LETËR

0
736
Zeusi ynë - populli

Gjuha shqipe është plot dritë shkronjash
rendje krijimesh dhe luftëra mirëqeniesh
është gjuhë e folur dhe shkruhet bukur
kjo gjuhë hyjnore e qytetërimit shqiptarë
ka kuptim të njeriu dhe guxim dëshirash
është identitet dhe vetëkrijim i vet shpirtit
evolucion krijues i trurit dhe i mendjes
dhe vlerë krenarie për gjithsecilin shqiptarë
Ind i gjuhës sonë është fjalë, shkrim dhe,
alfabeti i mendjes së folur dhe të shkruar
Jeta ime, gjuha jonë ecën nëpër shkronja
zëri saj është tingull, muzikë, ngjyra e art
gjuha jonë është natyrë, origjinë, atdhe!…
Gjuha shqipe, është gjuhë qytetërimesh;
bimë pellazgjike, homerike dhe naimiane
lexohet e shkruhet bukur nga të gjithë
gjuha shqipe ka plot botë e jetë, ka udhë
nga më të panumërtat, i thosha sot fjalës,
më të bukurës përvlimtare të natyrës!…
Lufta për majat e parnasit nuk ndalojnë,
kështu është krijuar kjo botë, pa mësues,
shumë gjëra vijnë e lindin si duan vetë.
Pëplasjet midis gjuhëve të lashta dhe të
gjuhëve moderne ende vazhdojnë, edhe
gjuhët zihen sikur njerëzit, janë pjesë të
njeriut, pjesë e jona në ecje dhe krijime
Gjuhën shqipe s´na e mësuan zogjtë, po
hyjnitë pellazge, ilire, epirote e dardane
Gjuha jonë lindi nga bekimi i perëndive,
nga përenditë tona; Thoti, Zeusi, Naimi…
Gjithësia në gjuhën shqipe vjen thjeshtë
vjen në heshtje, përmes rrezesh e yjesh
përmes ecjes së orëve dhe mileniumeve
gjithësia jonë as safrohet as s’largohet
truri ynë është ai që e vë fjalën në letër…

Atdhe Geci

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.