FREDERIK RESHPJA DHE PROFECIA E NJË POEZIE TË SHKRUAR NË BURG ME 1982

0
593
Frederik Rreshpja

Miting per Enver Hoxhën

Ulërijnë servilët dhe injorantët:
hosana!
Turma pa tru të bie ndër këmbë.
Si popull i maskuar fisi i Arbërit
Asnjiherë s’e njeh gjakun që rrjedh
Anës tribunës si lumë.
Fantazmat e martirëve që ti vrave
dëshpërohen mbi kokat e turmës,
Por do të vijë një ditë kur bronxin tënd
Turma ta shqyejë me egërsi,
Dhe, a do të gdhendë si mallkim
Bronxin e ndonjë diktatori te ri?

Frederik Reshpja, burg 1982.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.