Shkruan Jola Doçi-Dibrani
Isha në dilemë se ku ta bëjë një vizitë në pikat turistike dimërore të Kosovës, nga një hapësirë e vogël gjeografike ka mjaft pika frekuentueses të turizmit dimërore. Me herët në Kosovë ka qenë Brezovica, ose siç njihet “Malet e Sharrit”. Kjo pikë turistike për fat të keq akoma është e uzurpuar me shumë nga serbët ne zemrën e banimeve shqiptare, si nga Kosova ashtu edhe nga Maqedonia dhe larg kufirit me Serbinë mbi 100 km?!…
Në ish okupimin nga Jugosllavo-Serbia i përzgjodhi si vende ma më vlera si: (Trepçën në Mitrovicë, tokat me pjellore te rrafshit të Kosovës, Manastiret që ishin iliro-shqiptare etj)! Brezovicën si pikë pushimi e kanë pas edhe funksionarët e ish Jugosllavisë. Tani pas luftës së Kosovës zhvillimit në sektorin e turizmit malor, iu shtuan edhe Rugova (Pejë), Prevalla (Prizren), Brodi (Dragash) dhe Bajgora (Mitrovicë). Atje janë ndërtuar disa qendra rekreative dimërore bashkë me shtigje për skijim.
Qendra turistike e skijimit në fshatin Bogë njëra ndër pikat ma të frekuentuara nga turistët në të gjitha stinët.
Nga Tirana për Prishtine sa isha rrugës me ranë në sy shumë vetura me pajisje skijimi të ngarkuara që udhëtonin drejt Kosovës.
Përzgjodha fshatin Bogë ta vizitoja me që isha një vizitë paraprake me kolektivin e “Spitalit Ushtarak në Tiranë. Nga mbresat e asaj vizite të shkurtë e vlerësoj Bogën e Rugovës si fshatin më turistik gjatë dimrit në Rrafshin e Dukagjinit dhe për Kosovën.
-Prishtinë-Bogë ka rreth 120 km, ose 30 km larg qytetit të Pejës. Udhëtimi i ynë zgjati rreth dy orë nga kryeqyteti kosovar Prishtina.
Aty pashë auto-targa nga shumë shtete të Evropës, pos atyre nga Shqiperia dhe Kosova. Në mesin e shumë turistëve, ka shumë të tillë nga Shqipëria qe u prononcuan me shumë fjalë të mira për këtë vend.
Hotel “Magra Austria” ishte më i madhi në gjithë Rugovën. Ai madje, ka edhe pishinën brenda, saunat dhe shërbimet tjera. Aty u vendosa ta kaloj një natë në lartësinë mbidetare. Kodrat u bashkonin me qiellin dhe aroma e pishave të larta me gjelbërimin e tyre dhe petkun e bardh nga dëbora i jepnin pamja të mrekullueshme piktoreske të një fshat të vogël, por përrallor.
Pamje pran Hotelit “Magra Austria” që ishte më i madhi në gjithë rajonin e Rugovës.
Rugova është regjioni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna, të njohura ndryshe si “Alpet Shqiptare” Në vitin 2013 u shpall Park Kombëtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Boga ndodhet mes maleve të Rugovës si fshati ma i vizituar. Po ashtu është një ndër vendet më të vizituara edhe në të gjitha stinët tjera. Boga, pos skijimit, pushimeve dimërore është edhe shëruese e disa sëmundjeve pikërisht edhe të tuberkulozit, Tumorit etj.
Po, që bënë një i sëmurë tre muaj pushime në këto vende do kthehet në Prishtinë, Tiranë apo gjetiu nga ka ardhur tjetër njeri.
Niveli mbi detar është afër dy mijë metra zhvillon rruazat e kuqe sjell freskinë dhe forcën në gjymtyrët e trupit… Klima, malet, atmosfera dhe ambienti që rrethon Bogën, janë të mrekullueshme, prandaj edhe mikpritja e rugovasëve nuk mungon, por e kanë përshtat edhe pritjen edhe sofrën me ushqime të freskëta dhe malësorçe.
Zhvillimi i asaj zone shihet me rrugët e mira, me shtëpiza që janë të ndërtuara me dru të pishës, por disa edhe si kulla tradicionale. Ne Bogë dhe ne këtë rajon ka shumë për tu punuar akoma. Në infrastrukturë ka të meta qe shpesh nuk i përshtatin ndërtimet në përputhje ambientimi. Teknika tani është ma bashkëkohore.
Kjo foto tregon pamjen e pistës rrëshqitëse me shtylla elektrike në mes, që ka mundësi të jetë edhe si shkak i lëndimeve, por edhe vdekjeprurëse nëse goditet turisti direkt në shtylla!?…
Eskalatorët e bëjnë punën ma të madhe ku të duan rugovasit, apo tjerët qe mos ta ngufasin turistin me mos parkingje të mjaftueshëm, apo siç pamë edhe qendrën e skijimit, shumë e groposur, por edhe e rezervuar me pak vend parkingjesh. Po ashtu një gjendje e tillë ishte edhe pran “Hotelit Austria”. Si vërejtje ma serioze pamë se përmes pistës së rrëshqitjes ka shtylla elektrike në mes!?…
Ka mundësi qe të jetë edhe si shkak i lëndimeve, por edhe vdekjeprurëse, nëse goditet turisti direkt në shtylla. Mbishkrimet informative iu mungojnë, e metë që akoma është tek ne shqiptarët në tërësi, si në ambiente, autostrada, rrugë dhe muzeume, etj.
Foto-reportazh nga fshati Bogë-Rugovë 2018