“Gjeneralët e ushtrisë së vdekur”!

0
1635

Abdullah Begolli

Arrestimi i stërperseritur i Ramush Haradinajt me shokë, tregon se Gjeneralet me ushtri te vdekur nuk kan as një vlerë, sepse nuk ka kush ti mbroj.

Me ta mundet të “luaj” “mic-mac”, kushdo, kurdo dhe kudo ku ja do interesi.
Unë jam shahist i dobët, por mundem ta mundi edhe shahistin më të mirë të botës, nëse ai hynë në lojë pa ushtar.
Projekti tashmë i realizuar mbi 16 vite i zhbërjes së UÇK-së, që për qëllim përfundimtar ka vetë zhbërjen e kombit shqiptar, sigurisht që nuk i harron as udhëheqësit kryesor dhe të vërtetë të saj.

Të gjitha, bash të gjitha misionet e hueja ( Unmik = Eulex = Gjykatë speciale = paketa e Ahtisaarit = serbi), sikurse kan treguar zhvillimet e gjithë këtyre viteve jan në funksion të zhbërjes son kombëtare e cila zhbërje , veç i është ofruar pikës kritike.

• Vendi i mbetur pa kufi dhe pa mbrojtje
• Ikja nga vendi e mbi gjysmës së kombit,
• Shkatrrimi i ekonomisë kombëtare me të gjitha degët e saj,
• Marrja dhe ofrimi për marrje nga të huajt i të gjitha pasurive kryesore kombëtare
• Depërtimet dhe instalimet në popull e lloj lloj grupacioneve në emër të feve
• Niveli gjithëherë më i gjymt i arsimimit dhe edukimit
• Korrupsioni, droga, prostitucioni, shkatrrimi i Familjes e plot dukuri tjera të turpshme, e kan shndrruar kombin tonë në një popull endacak, lypsar, qesharak, të urryer nga të gjithë dhe të paragjykuar për çfardo të këqijash që munden diku të ndodhin apo dikujt i bien ndërmend të ja mvesh.

Këto zhvillime shkatrrimtare që nuk kan të ndalur që nga vitet e 90-ta, kan emrues të përbashkët shtëpinë e mbetur pa zot dhe ligje të mirëfillta( me zot shtepie dhe ligje të hueja), ku gjithkush sillet si i teket, pa përgjegjësi për punën apo mospunën, pa përgjegjësi për fjalën apo shkrimin.

Mjafton një qasje e rrjeteve sociale ku në një masë përfaqsohet populli në miniaturë, që të shifet se cili është niveli, interesimi, përgjegjësia, përkushtimi i mbi 95% i shqiptarëve përball gjendjes sonë katastrofale kombëtare.

Shumë më tepër interesim për shumicën absolute ka një dasmë, një urim datlindjeje gruas, djalit, vajzës së vetë, një vetëreklamim i rrejshëm e shumë dukuri tjera çoroditëse, se sa kjo gjendje e rëndë e cila mundet të kthehet nga e mbara vetëm me një vetëdije të lartë të të gjithëve veç e veç dhe të bashkuar si popull dhe si komb.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.